Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Musica sin fin" – albumi i parë solo i Mario Stançevit

Foto: mariostantchev.com

Gjithmonë kam pëlqyer të punoj në drejtime të ndryshme, por tani për herë të parë bëj një album solo me “muzikë të incizuar” - thotë Mario Stançev, duke prezantuar albumin e tij të ri "Musica sin fin(“Muzikë pa fund”), i njohur akoma si pianist i xhazit, kompozitor dhe themelues i departamentit të xhazit të konservatorit në Lion. Ai ka lindur në Sofje, në familjen e një pianisti bullgar dhe të një këngëtareje franceze. Merr një arsim klasik muzikor në Shkollën Muzikore Kombëtare dhe më pas në Akademinë Muzikore Kombëtare kurse pas kësaj punon me xhaz-muzikantë të njohur bullgarë si dhe formacione bullgare. Që nga fillimi i viteve 80 të shekullit të XX jeton në Francë. Në skenë ka partneritet me emra si, Ron Carter, Daniel Humair, Adam Nussbaum, Riccardo Del Fra, Steve Swallow, John Scofield, Michael Brecker, André Ceccarelli, Laurent Blumenthal, Louis Sclavis, Toots Thielemans, Lionel Martin e të tjerë. Mes muzikantëve bullgarë , me të cilët bën projekte të përbashkëta gjatë viteve të fundit janë Hristo Jocov, Stojan Jankullov, Dimitër Karamfillov...Albumi Musica sin fin është i incizuar gjatë prillit të vitit 2018 dhe përfshin përgjithësisht 12 pijesa. Në to ndihet në mënyrë të ndjeshme “Fryma e xhazit”, pavarësisht se mjetet shprehëse janë të ndryshme.

Gjithnjë e më shpesh më thonë se jam më autentik kur ekzekutoj solo-tregon muzikanti i njohur. Mirë se kam shokë të cilët më frymëzojnë dhe më japin besim dhe kurajë në këtë, të cilën e bëj dhe filloj të pranoj se kam anë të ndryshme në muzikën time. Njerëzit pëlqejnë shumë të venë etiketa-në qoftë se ekzekuton xhaz, të jetë xhaz. Kurse unë punoj në drejtime të ndryshme. Dikur kjo më pengonte, por ky jam unë dhe e mbroj. Për herë të parë ekzekutoj muzikë, e cila është e kompozuar. Mund të them se, vetëm një pjesë e vogël është improvizim. Këto janë pijesa me humor të ndryshëm, disa i kam hedhur përpara ca kohe, kurse të tjerat i kam shkruar me porosi. Një poet shkroi tekstet në bazë të fotove nga fillimi i shekullit të 20-vitet ushtarake, por tekstet janë me një farë doze humori. Projektin e krijojë një linguist i njohur francez.

Përveç meje akoma 4 pianistë ekzekutuan pijesë, të frymëzuar nga këto fotografi. Këto janë arte të ndryshme dhe muzika mund të marrë frymëzim, dhe jo të pasqyrojë thjesht atë që është në fotot. Incizimet qenë në një studio shumë të mirë. Që të gjithë pianistët e xhazit në Evropë ëndërrojnë të punojnë , sepse pianoja është me një cilësi shumë të mirë, kurse regjisori i zërit është një gjeni i vërtetë. Krijohet një atmosferë, e cila të predisponon që të mund të ekzekutosh mirë. Kisha një kohë të ofruar për incizime, të lidhura me projektin, i bëra shumë shpejt, kurse pas kësaj incizova pijesa të shumta, të përgatitura prej meje përpara kësaj. Lionell Marten-saksofonist, të cilin në Bullgari e njohin mirë, me qenë se kemi qenë për vizitë disa herë bashkërisht, zgjodhi se çfarë të përfshijmë në album. Ai është drejtor muzikor i produktit.
Mario Stançev prezanton muzikën nga Musica sin fin në koncerte në Evropë, disa nga të cilat janë organizuar prej klientëve privat. Jehonat janë shumë të mira. Pothuajse gjithmonë përfshin dhe xhaz-pijesa nëpër programe dhe shikon se publiku i pranon shumë mirë. Kohët e fundit Mario punon aktivisht dhe me një shtëpi botuese franceze. Përpara disa vjetëve  ajo botoi pijesa të tij, të shkruara me një qëllim pedagogjik, kurse kohët e fundit filloj të botojë kompozime të shkruara në kohë të ndryshme për flaut, piano, grupe të mëdha dhe të vogla e kështu me radhë. Kuptohet se, unë vazhdoj të adhuroj të ekzekutoj xhaz dhe vazhdoj ta bëj-thotë akoma Mario Stançev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD