Ekipi CSKA Sofja u klasifikua për javën e dytë të eliminatoreve të turneut futbollistik Liga Evropa pas rezultatit të bardhë 0:0 në ndeshjen revansh me skuadrën malazeze Titograd. Bullgarët fituan ndeshjen e parë me rezultat 4:0 dhe në fazën e ardhshme do të luajnë kundër ekipit kroat Osiek. Loja e dobët e futbollistëve të skuadrës CSKA u bë shkak për pakënaqësinë dhe shqetësimin e udhëheqjes së ekipit për ndeshjen e ardhshme më 25 korrik në Sofje.
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...