Për herë të katërt të radhës në qytetin Bellogradçik fillon festivali i përvitshëm i operës “Opera nëpër majat-shkëmbinjtë e Bellogradçikut”. Këta shkëmbinj të njohur janë mbase dekori më i mirë dhe i përshtatshëm për “Trubadurin” e Verdit. Programi përfshin po kështu shfaqje spektatore të operës dhe të baletit të Sofjes “Karmina Burana”/ balet në bazë të muzikës së Karël Orfit/ dhe shfaqjen muzikore Mamma Mia/ në bazë të këngëve të grupit legjendar ABBA/. Vendimet e pazakonshme skenike mes bukurisë magnetike të shkëmbinjve të Bellogradçikut i lejojnë publikut dhe sivjet të ndiejë në një mënyrë tjetër dhe fare ndryshe veprat e dashura - komentoi akademiku Pllamen Kartallov, drejtor i operës dhe i baletit të Sofjes.
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..