Melodik, fin, i qetë, romantik – këto janë disa nga fjalët, të cilët përshkruajnë albumin e dytë solo të pianistit të muzikës xhaz Zhivko Petrov. Më shumë se 20 vjet me radhë ai është ndër muzikantët prijës bullgarë me ndjeshmëri të nënvizuar artistike. Kompozitor, interpretues, orkestrues, Zhivko Petrov gjithmonë arrin të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit. Dhe këtë e bën në mënyrë të lehtë dhe të butë, vetëm me pianon. Pianisti punon me disa nga këngëtarët më të mirë të muzikës pop dhe xhaz – Lili Ivanova, Bellosllava, Hilda Kazasjan, Orlin Pavllov etj. Por gjithmonë gjen kohë dhe vend për muzikën e vet. Talenti i tij i kompozitorit është i padiskutueshëm – këtë e tregon dhe projekti i tij i ri me titull “TEN” (Dhjetë).
„Albumi im i parë solo „After 4“ /Pas 4/ është përkulja ime para mjeshtërve të mëdhenj klasikë – tregon Zhivko Petrov. Në “TEN” prezantoj dhjetë histori personale , të përjetuara prej meje gjatë vitit të fundit. Ndiej se në këtë album jam vetvetja 100%. Muzika ime këtu është “në udhëkryq” mes xhazit dhe muzikës pop, dy pjesët e fundit janë krejtësisht klasike. Më pëlqen të luaj me muzikën, me melodinë. Kjo është kryesorja në filozofinë time. “After 4” ka më shumë tingëllim klasik dhe përfundon me pak xhaz, çdo një pjesë e ka dinamikën dhe zhvillimin e vet. Kurse në albumin e ri “TEN” është ndryshe. Në të mbyll një rreth – këtu muzika është më e qetë dhe dëgjohet si një vepër të tërë. Nëntitulli është „The silence in between…“ – e kam parasysh qetësinë mes toneve, mes muzikës, e cila është me prioritet në këtë album. Muzikanti, i cili mund t’i kapë qetësinë mes toneve – kjo është lumturia e plotë“.
Në këtë album Zhivko Petrov ka punuar me njerëz të ndryshëm për ta arrijë këtë që e ka dëshiruar. Ndër ta janë Hristo Karagjozov – tingull, Stracimir Dimitrov – master, Tina Hallkova – fotografi dhe shumë miq të tjerë, të cilët i kanë ndihmuar Zhivko Petrovin në punën e tij mbi albumin „TEN“.
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..