Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgare është emëruar në postin e drejtorit në Sekretariatin e Përgjithshëm të KE-së

Foto: ЕPA/BGNES

Bullgarja Zhivka Petrova është emëruar përkohësisht për drejtore të sektorit “Strategji, rregullim më i mirë dhe udhëheqje korporatave” pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Komisionit Evropian. Ajo do të hyjë në detyrë më 1 gusht. Petrova ka filluar punë në Komision në vitin 2007. Para kësaj ka udhëhequr ekipin negociues të aderimit të Bullgarisë në BE pranë zyrës së Kryeministrit bullgar. Ka qenë zëvendës udhëheqëse e kabinetit të eurokomisionares së parë bullgare, e cila përgjigjej për mbrojtjen e konsumatorëve Meglena Kuneva, si dhe në kabinetin e përfaqësueses supreme të politikës së jashtme Catherine Ashton. Aktualisht është anëtare e ekipit të kryetares së porsazgjedhur të KE-së Ursula von der Leyen.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Paraditen e së shtunës do të ketë kushte ngricash në zonat fushore dhe mjegull afatshkurtër përgjatë lumenjve. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell me erë mesatare nga drejtimi i lindjes. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2°..

botuar më 24-10-18 7.35.MD
Rosen Karadimov

Dy herë më shumë specialistë të IT-së certifikojnë pajisjet e votimit me makinë për zgjedhjet

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u parqitën 259 sinjale për blerje votash për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. U iniciuan 70 procedura paraprake, 36 persona u arrestuan, njoftoi në një konferencë ministri i punëve të brendshme..

botuar më 24-10-18 3.42.MD

Njësia e gjashtë e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” po mbyllet për mirëmbajtje vjetore

Në orët e para të 19 tetorit 2024, njësia e gjashtë e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”do të mbyllet për mirëmbajtjen e planifikuar vjetore, e cila pritet të zgjasë deri në fund të nëntorit. Gjatë kohës së ndërprerjes, do të kryhet puna e..

botuar më 24-10-18 2.43.MD