Ministrja e bujqësisë, ushqimeve dhe pyjeve Desisllava Taneva deklaroi se situata në Bullgari në lidhje me murtajën afrikane të derrave tashmë kërkon jo masa preventive, por aktive për përballimin e sëmundjes. Duke plotësuar këshillat e ekspertëve evropianë, autoritetet fillojnë takime me grupet dhe organizatat e gjahtarëve dhe me përfaqësuesit e ekonomive pyjore. Ato do të shpjegojnë rregullat e reja për veprim kundër murtajës afrikane. Mishi i derrit në treg po kontrollohet rreptësisht. Mishi i infektuar nuk është i rrezikshëm për njeriun, por sjell dëme të jashtëzakonshme për ekonominë dhe industrinë e rritjes së derrave, shpjegoi ministrja.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..