Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

3D modele ruajnë kryevepra të arkitekturës së sececionit në Bullgari

Foto: sketchfab.com

Në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit XX në Evropë  lindi një stil i ri arkitekturor i quajtur secesion. Në shtetet e ndryshme ai njihet me emra të llojllojshëm – “ar-nuvo”, “jugendshtill” ose “stili modern”. Ai ndikoi mbi artet plastike, arkitekturë, interier dhe mobiliet. Një shenje dalluese e secesionit janë elementet e artit japonez, oriental dhe bizantin. Godinat e ndikuara nga ky stil në Sofje janë Banja Qendrore Minerale dhe Sinagoga, ish banka e Atanas Burovit (godina e Bankës Kooperative Tregtare), ambasada greke etj. Shumë shpejtë ato godina u bëhë pjesë e infrastrukturës së re urbane të kryeqytetit. Ato ishin vepër të arkitektëve të njohur bullgarë, të cilët pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke në vitin 1878 u kthyen nga Vjena, Praga, Parisi. Ndër emrat e arkitektëve të cilët ndryshuan pamjen e Sofjes dhe të vendit janë Nikolla Llazarov, Georgi Fingov, Petko Momçillov, Kirill Mariçkov, Penço Kojçev. Sot shumë prej kryeveprave të tyre arkitekturore bëhen viktimë të kohës, për shkak të mosdëshirës ose pamundësisë financiare të pronarëve të mirëmbajnë ato në pamjen e tyre autentike. Kështu dalë-ngadalë qytetet bullgare humbin pamjen nga e kaluar dhe kthehen në një gërshetim të çuditshëm të godinave të ndërtuara në stile të llojllojshme.

Duke kuptuar rëndësinë e monumenteve arkitekturore – pjesë të peizazhit urban, tre të rinj krijuan një projekt, me të cilin dëshirojnë që në mënyrë jotradicionale të përqendrojnë vëmendjen shoqërore mbi problemin. Financuar nga Fondi Kombëtar “Kulturë”, ideja e arkitektit Konstantin Dimitrov, e producentit kinematografik Kallojan Nikollov dhe e regjisores teatrore Ljubomira Kostova përfshin krijimin e nëntë 3D modele të godinave të secesionit të ndërtuara në qytetet Ruse, Varnë, Pleven, Pllovdiv, Sofja. Ata përqendrojnë vëmendjen mbi këtë stil arkitekturor sepse ai ka pamjen e vet lokale në Bullgari të quajtur nacional-romantizëm. Ai karakterizohet me gërshetimin e elementeve arkitekturore bullgare tipike për Mesjetë, me motivet e luleve dhe të gjysmë rretheve.

“Kemi ide të bëjmë një ekspozitë me realitet të shtuar, por për këtë ato modele duhet të ripunohen dhe të vihen në një aplikacion special – thekson Ljubomira Kostova. – Pas kësaj ekspozita mund të prezantohet kudo në botë.”

Udhëtimet jashtë kryeqytetit u ndihmon autorëve të mësojnë më shumë për historinë e godinave. Kështu gjatë një udhëtimi deri në qytetin Pllovdiv Ljubomira, Konstantin dhe Kallojan mësojnë për një belveder në qendrën e qytetit, i cili ishte një vend i preferuar për pushim nga shkrimtari Ivan Vazov. Pronarët nuk tregojnë kujdese të veçantë për të dhe ka rrezik që edhe ai të pësojë fatin e shumë prej monumenteve të zhdukura arkitekturore. Fotografitë fotogrametrike të cilat shërbejnë për krijimin e modeleve 3D do të ruajnë këtë pasuri arkitekturore për brezat. Kështu projekti përfiton dhe funksion arsimor, sepse megjithë edhe në mënyrë digjitale  ky tip modelesh rikrijon godinat në pamjen e tyre autentike. Në këtë mënyrë më shumë njerëz nga mbarë bota do të kenë mundësi ta shikojnë.

“Ky tip i skanimit fotogrametrik të godinave të vjetra ka popullaritet në Evropë – shpjegon Konstantin Dimitrov. – Ai është shumë i përshtatshëm jo vetëm për ekspozita ose për arkivimin e godinave të vjetra, por mund të shfrytëzohet edhe për projektimin në kohën e restaurimit të godinave. Ato janë të ashtuquajturat modele BIM të cilat depërtojnë gjithnjë e më shumë dhe bëhen standard në projektimin. Ato janë një kopje digjitale të godinës së ardhshme me të gjitha elementet e saj nga arkitektura, konstruksioni dhe instalacionet në të.”

Skanimi fotogrametrik i një godine nuk është i lirë, por një investim i tillë me siguri ka rëndësi, mendon Ljubomira. Si shembull ajo jep Katedralen e Parisit Notr Dam, e cila u dëmtua si rezultat i zjarrit. Ajo do të rindërtohet në sajë të fotografive të përngjashme të realizuara për një lojë kompjuterike para disa vitesh.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD