Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri rus Aleksandër Novak: “Rryma turke” do të kalojë përmes Bullgarisë

Ministri rus i Energjetikës Aleksandër Novak
Foto: EPA/BGNES

Degëzimi i dytë i gazsjellësit “Rryma Turke” do të kalojë përmes Bullgarisë dhe jo përmes Greqisë. Këtë e ka deklaruar sot para gazetarëve Ministri rus i Energjetikës Aleksandër Novak në koloaret e një mbledhjeje të komisionit ruso-turk ndërqeveritar në Antalya. Gazsjellësi, i cili do ta lidhë Rusinë me Turqinë përmes Detit të Zi do të hyjë në përdorim më 1 janar 2020. Novak vuri në dukje se planifikohet që degëzimi, i cili do të kalojë përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë, të hyjë në eksploatim me etapa. Sipas planeve paraprake furnizimet e para për Bullgarinë duhet të realizohen që gjatë vitit 2020. Tubacioni do të jetë me kapacitet 15,75 mlrd metra kubikë gaz.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është nënshkruar një kontratë për furnizimin e 20 trenave elektrikë

Në Këshillin e Ministrave, në prani të kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, u nënshkrua kontrata për furnizimin e 20 lokomotivave elektrike. Ato financohen me fondet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe autoriteti kontraktor është..

botuar më 24-09-04 11.27.PD

Pas pushimeve verore, deputetët u rikthyen në punë

Sesioni i vjeshtës i Asamblesë Kombëtare po pritet të jetë i ngarkuar. Para fillimit të ditës së parë të punës pas pushimeve verore, nënkryetarja e Kuvendit Popullor dhe deputetja e grupit parlamentar GERB-SDS Rosica Kirova komentoi për gazetarët..

botuar më 24-09-04 9.29.PD

Parashikimi i motit për 4 shtatorin

Gjatë natës do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në vendet e izoluara në zonat malore dhe lindore do të bien reshje të shkurtra shiu..

botuar më 24-09-03 7.40.MD