Agjencia Kombëtare e të Ardhurave po kontrollon të gjitha 80 mln regjistrimet me informatë për qytetarët, e cila u përhap pas një sulmi hakerësh kundër Agjencisë. Zëdhënësi i institucionit Rosen Bëçvarov sqaroi se tani për tani autoritetet tatimore mund t’i përgjigjen vetëm pyetjes nëse ka të dhëna të rrjedhura për një person konkret apo jo, por jo se çfarë janë ato. Deri tani afro 1 mln veta kanë përfituar nga mundësia për të kontrolluar nëse të dhënat e tyre kanë rrjedhur. 75 për qind prej tyre kanë marrë përgjigje “po”. Të dhënat e publikuara zakonisht përfshijnë numrin personal, adresën, numrin e telefonit dhe informacion të pjesshëm fiskal.
Sipas një sondazhi të BNT, bullgarët lënë mënjanë nga 25 deri në 150 euro për të surprizuar të dashurit e tyre me dhuratat e Krishtlindjeve. Rrobat dhe pajisjet elektronike janë mallrat më të preferuara. Tregtia në internet shënoi rritje në dhjetor,..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje besimtarëve të marrin parasysh mençurinë e tre të diturve që erdhën për të adhuruar Shpëtimtarin dhe..
Gëzuar Krishtlindjet, të dashur bashkatdhetarë! Në festën e madhe të krishterë të sotme, uroj që çdo shtëpi bullgare të jetë e mbushur me shëndet dhe mirëqenie. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në Facebook. “Të ruajmë një pjesë të ngrohtësisë së..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..