Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri grek premtoi të justifikojë shpresat e njerëzve

Foto: EPA/BGNESQeveria e Kiriakos Mitsotakis, i cili fitoi zgjedhjet më 7 korrik të këtij viti, mori votë besimi në Parlament – për politikën ekonomike të propozuar nga ai. Mitsotakis deklaroi se qeveria e tij do të përpiqet t’i justifikojë shpresat e njerëzve dhe premtoi të bëjë çmos, që ta përmirësojë jetesën e njerëzve. Pasi shpalli pakësimin e tatimeve ai premtoi se Greqia do të gëzojë “stabilitet në shtëpi dhe besim jashtë “. Mitsotakis kritikoi qeverinë e mëparshme të Aleksis Tsiprasit dhe të ish-Ministrit të Financave Janis Varufakis, duke i quajtur “katastrofë të dyfishtë” për shkak të dëmeve, të cilat sipas tij ata i kanë shkaktuar ekonomisë greke.

Johannes Hahn: Serbia ka nevojë për skenë pluraliste mediatike

Foto: EPA/BGNESKomisionari Evropian Johannes Hahn shqyrtoi në Beograd me Kryeministren serbe Ana Brnabić rekomandimet në raportin për përparimin e Serbisë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Ndër rekomandimet është edhe puna për strategjinë mediatike. Strategjia do të jetë e suksesshme, në qoftë se kontribuon për krijimin e skenës pluraliste mediatike të Serbisë. Hahn vuri në dukje gjithashtu se Parlamenti duhet të shndërrohet në një vend për debate politike dhe nënvizoi rëndësinë e dialogut ndërpartiak në Parlament. Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës gjithashtu është ndër elementet kyçe për përparimin e tërë regjionit, theksoi Komisionari Evropian.

Një afarist skandaloz indian në Bullgari është kapur në Bosnjë

Foto: tuzlalive.baAfaristi indian Pramod Mital u kap nga policia në pjesën veriore të Bosnjës e Hercegovinës për shkak të dyshimeve se ka marrë pjesë në veprimtari të organizuar kriminale dhe ka shpërdoruar me detyrën. Miliarderi, i cili është vëllai më i ri i magnatit të çelikut Lakshmi Mital, kryeson Këshillin Mbikëqyrës të kompleksit metalurgjik “Global Ispat Koksna Industria Lukavac” – një prej eksportuesve më të mëdhenj në Bosnjë. Në Bullgaria afaristi fitoi famë edhe për faktin se gjatë vitit 2005 bleu për 110 mlrd dollarë kompaninë më të madhe metalurgjike në vend – “Kremikovci”, të cilën e falimentoi dhe gjatë vitit ajo 2009 u mbyll.

Protestë kundër shpërnguljes së sirianëve në Stamboll

Foto: EPA/BGNESDisa qindra veta protestuan në Stamboll kundër vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë për shpërnguljen e sirianëve, të cilët nuk janë regjistruar në qytetin pranë Bosforit. Sipas vendimit të Ministrisë deri më 20 gusht ata duhet të kthehen atje ku janë regjistruar së pari. Sipas protestuesve shpërngulja e refugjatëve nuk do të kontribuojë për paqen sociale. Sipas Kryetarit të Platformës së Shoqërive Siriane Mehdi Daud, regjistrimi i sirianëve në Stamboll është ndërprerë nga autoritetet gjatë vitit 2016. Sipas të dhënave zyrtare migrantët sirianë janë rreth rreth 3.5 mln, por flitet se në fakt ata janë mbi 5 mln, bëri të ditur korrespondentja e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Turqi Nahide Deniz.

Dhjetëra migrantë ilegalë në Greqi duan për t’i arrestuar

Foto: thestival.grDhjetëra migrantë ilegalë shokuan policinë në Selanik, duke pritur orë të tëra para stacionit policor, që të arrestohen. Rreth 40 migrantë – meshkuj të moshës rreth 20 vjeç, kanë shpresuar se në këtë mënyrë do të marrin status refugjati. Ata madje i kanë dhënë informacion policisë se si me ndihmën e trafikantëve e kanë kaluar kufirin tokësor me Turqinë. Vetëm për transferimin nga kufiri mes Turqisë dhe Greqisë deri në Selanik ata u kanë paguar trafikantëve nja 2000 euro. Qëndrimi i tyre në Greqi ka qenë i vështirë për shkak të mungesës së mjeteve. Pasi u arrestuan migrantët u vendosën në një kamp refugjatësh, transmetoi korrespondentja jonë në Greqi Katja Peeva.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD