Bullgaria përkrah aktivisht iniciativën “Një brez, një rrugë” dhe platformën “17 + 1” për bashkëpunim midis Kinës dhe shteteve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, deklaroi Presidenti Rumen Radev, i cili sot u takua me përfaqësues të kompanive kineze, që marrin pjesë në realizimin e iniciativës “Një brez, një rrugë”. Jemi të qartë se faktori më i rëndësishëm për zhvillimin e këtyre iniciativave është ndërlidhja e transportit mes Kinës dhe Evropës, vuri në dukje Presidenti dhe shtoi se për shkak të gjendjes strategjike gjeografike të Bullgarisë vendi ynë mund të jetë rruga më e leverdishme në këtë lidhje transporti.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..