Që nga krijimi i vet në vitin 1992 Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit përpiqet ta ndihmojë edukimin e fëmijëve bullgarë në shpirtin e unitetit kombëtar të të gjitha bashkatdhetarëve tanë jashtë Bullgarisë. Ajo mban kontakte me shumë organizata, asociacione dhe shoqëri të bullgarëve në botë, kërkon dhe regjistron informacione për të gjitha komunitetet bullgare jashtë vendit.
Edhe sivjet Agjencia vazhdon punën e saj në këtë drejtim dhe organizon aktivitete të ndryshme, ndër të cilat janë konkursi “Bullgarja e Vitit” dhe “Spartakiada” në Primorsko. Në atë të fundit morën pjesë 150 fëmijë bullgare nga Ukraina, Moldavia, Rumania, Serbia. Përveç kësaj Agjencia ndihmoi botimin e dy librave, të cilat tregojnë për jetën e një bullgari nga Argjentina, dhe të bullgarëve në rajonin Banat (që ndodhet në Rumaninë Jugperëndimore dhe në Serbinë Verilindore). Në një intervistë për Radio Bullgarinë kryetari i përkohshëm i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit Dimitër Vlladimirov komentoi se:
“Që nga krijimi i Agjencisë deri më sot ndoshta ka mbi 1000 organizata bullgare nga jashtë, me të cilat mbajmë lidhje dhe përpiqemi të ndihmojmë veprimtarinë e tyre sipas mundësive që i kemi. Sigurojmë libra dhe materiale, kostume popullore për ansamblet e kërcimit. Ndihmojmë punën e shkollave të së dielës, duke punuar në bashkërendim me Ministrinë e Arsimit. Biseda ime e fundit për këtë temë ishte me Ambasadorin tonë në Meksikë, ku aktualisht krijohet një organizatë e bullgarëve dhe themelohet shkolla për mësimin e bullgarishtes.
Ndër aktivitetet e rregullta të Agjencisë janë tri konkurset për fëmijë, në të cilat vogëlushë nga e gjithë bota konkurrohen për çmimet e Agjencisë për këngë, vizatime dhe krijime letrare, kushtuara Bullgarisë. Konkursi letrar, i cili mban emrin e shkrimtarit Stefan Geçev gjatë viteve u afirmua si një program për kërkimin, përgatitjen dhe inkurajimin e fëmijëve me aftësi letrare. Veprat e pjesëmarrësve mund të jenë siç poezi, kështu edhe prozë. Çmimin e parë për poezi në grupmoshën 6-10 vjeç e mori Mihaella Taseva – nxënëse në klasën e katërt në shkollën bullgare në Bremen të Gjermanisë. Në kategorinë e prozës për të njëjtën moshë çmime të para morën Viktorija Bogdeva nga Qendra Kulturore “Az, Buki, Vedi” në Bolgrad të Ukrainës dhe Dmitrij Nikollaev nga Moldavia. Bashkë me konkursin letrar interes provokoi dhe ai muzikor, i cili e mban emrin e këngëtares popullore Ljubka Rondova. Pjesëmarrësit në të duhet të prezantojnë dy këngë, njëra prej të cilëve detyrimisht duhet të jetë popullore. Sipas jurisë sivjet interpretimi më i mirë i këngës bashkëkohore është ai i Zhozefin Shor nga shkolla “Pejo Javorov” pranë Ambasadës bullgare në Bruksel. Ndër interpretimet popullore ishte zgjedhur kënga e Angelina Mësan nga Shkolla Bullgare e së Delës në fsatin Tabaki të Ukrainës.
Një nga fëmijët që mori dekoratë ishte Tatjana Kasabova. Ajo mori çmimin e dytë në grupmoshën 15-18 vjeç dhe doli në skenë në veshje popullore. Disa minuta pasi mori çmimin e saj, ajo u prezantua para mikrofonit të radio Bullgarisë:
“Quhem Tatjana Kasabova dhe jam 16-vjeçe. Vij nga qyteti Bolgar. Merrem me këndim që kur isha në klasën e parë në shkollë. Jam në Bullgari për herë të parë. Çdo vit dërgoj interpretimet e mia në CD. Në shkollën e së dielës mësuesja ime e bullgarishtes është Marija Stepanovna – Papazova. Për mua Bullgaria është atdheu im dhe do të vij të jetoj këtu. Por më parë duhet të mbaroj shkollë dhe të regjistrohem në Akademinë Muzikore në Sofje, sepse do të merrem me muzikë.”
Foto:Joan Kolev
Përgatiti në Shqip:Jordanka Ivanova
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..