Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave kërkon falje nga qytetarët e prekur nga sulmi kibernetik kundër saj

Foto: arkiv

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave bëri të ditur se çfarë është bërë deri tani në lidhje me sulmin e hakërreve kundër saj. Rekomandimet për njerëzit që përdorin shërbimet e institucionit tatimor është të ndryshojnë fjalëkalimet dhe kodin personal të identifikimit për akses në shërbimet elektronike të Agjencisë.

“Kërkoj falje nga të gjithë qytetarët bullgarë, të cilët janë prekur nga sulmi kibernetik. Sulmi ishte kundër Agjencisë së të Ardhurave, por pasojat janë edhe për qytetarët, të dhënat e të cilëve ishin vjedhur dhe pastaj publikuar”, tha Galja Dimitrova në konferencën e parë për shtyp pas kthimit të saj nga leja vjetore. Në mes të korrikut ishte bërë depërtim në sistemin elektronik të agjencisë së të ardhurave dhe prej tij ishin derdhur të dhënat personale dhe fiskale të miliona bullgarëve. Një nga pyetjet e shumta që po kërkojnë përgjigjet e tyre adekuate është pse është lejuar ky sulm dhe pse ai është i suksesshëm. Sipas specialistëve, mendimin e të cilëve Galja Dimitrova e citoi, arsyeja është në mungesën e sistemit publik, i cili mund të jetë 100% i sigurt. Vetëm sistemet e brendshme dhe të izoluara mund të ofrojnë garanci për sigurinë. Sistemi ynë është i hapur për konsumatorët dhe në të ata përdorin 138 shërbime elektronike, duke shkëmbyer me institucionin tatimor 150 mijë dokumente dhe informacione. Sajti ynë po funksionon normalisht, pavarësisht se të gjitha specialistët e Agjencisë janë angazhuar me zgjidhjen e krizës.

“Misioni ynë është që të jemi maksimalisht të hapur dhe të arritshëm për klientët tanë – në mënyrë që ata të mund të deklarojnë dhe të paguajnë detyrimet e veta ndaj shtetit. Por për fat të keq ka njerëz keqdashës, të cilët i kanë mundësitë dhe aftësitë për të bërë dëme të konsiderueshme – diçka që ne e nënvlerësuam. Nënvlerësuam bilancin mes nevojës për qasje të lirë dhe sigurimit. Por ju premtoj se kjo nuk do të na demotivojë dhe ne do të vazhdojmë të përpunojmë shërbime më të shumta dhe më të mira me shkallën e duhur të sigurisë. – tha Dimitrova. Ajo shtoi se po zhvillohet auditimi i të gjitha sistemeve të informacionit të Agjencisë, kështu dhe një kontrollim tjetër, qëllimi i të cilit është të analizojë në se ka nëpunës të Agjencisë, të cilët kanë ndihmuar sulmin e hakërreve. Analiza e bërë me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Kundërvënies së Kriminalitetit të Organizar, Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë shtetërore “Qeverisja Elektronike” tregon mangësi në punën e degëve të agjencisë tatimore të cilat përgjigjen për sistemet e informacionit dhe për sigurinë e informacionit.

Kjo është arsyeja për kërkimin e dorëheqjeve të shefëve të këtyre degëve nga ana e drejtoreshës së Agjencisë. Është e mundshme që në të ardhmen të fillojmë të përdorim shërbimet e kompanive të jashtme të sigurisë kibernetike, tha gjithashtu Dimitrova.

Duke folur për ndryshimin e dokumenteve personale pas rrjedhjes së të dhënave, ajo shpjegoi se s’ka nevojë për veprime të tilla nga ana e qytetarëve. 

“Rekomandojmë vetëm ndryshimin e fjalëkalimeve dhe kodit personal të identifikikmit dhe është mirë që njerëzit të lexojnë këshillat, të cilat i kemi publikuar në faqen tonë të internetit” – shpjegoi drejtoresha ekzekutive e Agjencisë së të Ardhurave. Problemi me rrjedhjen e të dhënave personale rrezikon sigurinë e qytetarëve dhe pronave të tyre. Por sipas mendimit të shprehur nga bankat, institucionet e kreditimit dhe shoqëritë që ofrojnë shërbime lizing, prona e qytetarëve është mbrojtur dhe s’ka rreziqe për të.

Ndërkohë vazhdon puna mbi shërbimin elektronik të lancuar nga Agjencia e të Ardhurave, që do t’i informojë njerëzit cilat janë të dhënat konkrete të rrjedhura për ta. Akses në të do të kenë të gjithë përdoruesit e shërbimeve elektronike të agjencisë tatimore. Por tani për tani institucioni nuk mund të angazhohet me afat konkret, brenda të cilit ky shërbim do të fillojë të punojë, sepse procesi është tepër i ndërlikuar. Sipas Dimitrovës për 73 miliona regjistrimet e përpunuara deri tani ka mbi 609 mijë mospërputhje. Këto mospërputhje mund të jenë shkaktuar nga zhvendosjet e të dhënave apo nga shkarkimi i pjesshëm i të dhënave. Nuk përjashtohet dhe mundësia për manipulimin e informacioneve nga hakerët. Numri i shtetasve në territorin e Bullgarisë, të cilët kanë kontrolluar në se ka rrjedhje të të dhënave të tyre tani për tani është 937 620. 665 000 prej tyre kanë marrë përgjigje pozitive kësaj pyetjeje, kurse 272 620 prej tyre nuk janë prekur. Që nga fillimi i kësaj jave këtë informacion mund ta marrin dhe bullgarët, të cilët jetojnë jashtë vendit. Ata mund të telefonojnë në +359/2 9859 6801, ku para se të marrin informacionin e kërkuar, më parë duhet të identifikohen duke u përgjigjur disa pyetjeve.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / „Чудесата на природата: от семе до гора“

Mrekullitë e pyjeve bullgare janë paraqitur në Muzeun Historik Natyror të Çerni Osëm

Ekspozita "Mrekullitë e natyrës: nga fara deri në pyll" do të mund të shihet deri në fund të gushtit në Muzeun Historik Natyror të fshatit të Trojanit Çerni Osëm. Ekspozita paraqet procesin e lindjes së një pylli, bukurinë e pyjeve bullgare dhe..

botuar më 24-08-04 9.55.PD
Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD