Në fshatin e bukur të Plovdivit po zhvillohet festivali tradicional i pikturave në mur dhe i artit avangard “Staro Zhelezare Street Art Village Festival” deri në fund të muajit gusht. Fshati ka 400 banorë. Çdo verë iniciatorët e projektit – piktorët Katarzina dhe Ventsislav Piryankovi – me studentë të tyre nga qyteti polonez Poznan e ndryshojnë vendbanimin, duke pikturuar në të hapur në muret e shtëpive dhe në gardhe. Tema e festivalit gjatë vitit 2018 – Muzeu i Artit Modern MoMa nga Nju Jorku në fshatin Staro Zhelezare” shkaktoi një jehonë të madhe jo vetëm në Bullgari, por dhe në mbarë botën. Portrete të njerëzve vendas u pikturuan krahas veprave të piktorëve të njohur botërisht. Ideja për utopinë futuriste është prijëse gjatë vitit 2019, ndërsa ky edicion i festivalit përfshin aksione artistike dhe performancë teatrale.
“Historia bullgare është e ndërthurur me kaq shumë kultura – dhe kjo është pjesë e bukurisë së saj”, tha historiania prof. Bethany Hughes. Autorja e serive dokumentae prezantoi filmin e saj “Thesaret e Bullgarisë” në selinë qendrore të UNESCO-s në..
Ekspozita fotografike “Snapshots of Albania – A Season to Remember” vë në qendër të vëmendjes bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, të shfaqura nëpërmjet objektivit të fotografit bullgar Nikollaj Shabarkov. Puna e..
Gorna Orjahovica është qyteti më i madh jo-rajonal në Bullgarinë Veriore. Ai ndodhet pranë Veliko Tërnovos dhe është një nyje e rëndësishme hekurudhore. Me rastin e 155-vjetorit nga shpallja e vendbanimit si qytet, në Muzeun Historik Lokal është..
Më 13 korrik 2025, Vitosha do të mirëpresë pushuesit me muzikë, sport dhe emocione gjatë Vitosha Summer Fest të shumëpritur. Edhe për një vit, vila "Momina..
“Në vendet e largëta, ku japin mësim, mësuesit bullgarë krijojnë Bullgarinë.” Shkrimtarja Zdravka Evtimova, autore e këtyre fjalëve, në fund të korrikut..