Ngjarjet me adresë ballkanike

Historianët maqedonas nuk nxitojnë për ta zgjidhur çështjen për Goce Dellçevin

Foto: Reuters

Bashkëkryetari i palës maqedonase të komisionit të përzier për zgjidhjen e çështjeve kontradiktore historike ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut Drago Georgiev hodhi poshtë propozimin e homologut të tij bullgar Angell Dimitrov për mbledhje të jashtëzakonshme të komisionit gjatë këtij muaji. Më 1 gusht Kryeministri bullgar Bojko Borisov u bëri thirrje historianëve nga komisioni të përshpejtojnë zgjidhjen e problemeve të lidhura me kremtimin e përbashkët të Goce Dellçevit dhe të heronjve të tjerë kombëtarë, të cilët kanë luftuar për lirinë e trojeve maqedonase. Duke hedhur poshtë propozimin për mbledhjen e jashtëzakonshme të komisionit, Dragi Georgiev komentoi se kërkesat e politikanëve mund të ndikojnë negativisht punën e historianëve.


Greqia pakëson tatimet e vendosura nga kreditorët ndërkombëtarë

Foto: EPA/BGNES

Këtë javë parlamenti i Greqisë do të miratojë tatimet më të ulëta për qytetarët dhe biznesin. Ndër masat e planifikuara është pakësimi i tatimeve mbi të ardhurat për personat me të ardhura më të ulëta se 10 mijë euro për vit. Duke pasur parasysh se tani ai është 22%, shkurtimi do të jetë i konsiderueshëm – deri më 9%. Duke plotësuar premtimet parazgjedhore Parlamenti në krye me shumicën e re nga “Demokracia e Re” tashmë pakësoi tatimin mbi pronat e paluajtshme me 22%. Përveç kësaj njerëzit të cilët kanë detyrime të pashlyera ndaj sistemit shtetëror të sigurimeve apo ndaj fondeve të pensionit, do të mund t’i shtyjnë ato me 120 këste mujore.


Tatime më të larta për biznesin turistik në Turqi

Foto: EPA/BGNES

Tatimi i ri mbi turizmin do t’i prekë hotelet dhe agjencitë turistike pas mbarimit të sezonit veror. Që nga fillimi i tetorit autoritetet në vend do të mbledhin 0,75 për qind mbi të ardhurat e turizmit. Tatimi do të paguhet çdo muaj nga bizneset, të cilat ofrojnë akomodim, ushqim dhe pije, nga agjencitë turistike dhe operatorët privatë të aeroporteve dhe terminaleve. Tatimi i ri do të mblidhet nga Agjencia e re për Inkurajimin dhe Zhvillimin e Turizmit dhe priten të ardhura prej 150 mln euro për vit për buxhetin shtetëror. Sektori turistik ankohet se kjo do të prekë fitimin e degës. Të dhënat për gjysmëvitin e parë të 2019-ës tregojnë 13% rritje të vizitave të të huajve dhe rritje 10% të të ardhurave në sektor – diçka që ndikoi shumë pozitivisht ekonominë e vendit që po ndodhet në recesion.


Murtaja afrikane e derrave me përmasa akoma më të mëdha në Rumani

Foto: Reuters

Problemi me murtajën afrikane bëhet gjithnjë e më serioz në fqinjën tonë veriore Rumani. Ka informacion për akoma dy vatra të sëmundjes në dy ferma për rritjen e derrave në rajonin e kryeqytetit Bukuresht. Shteti tashmë ka harxhuar 100 mln. euro për kompensimin e bujqve. Virusi ka prekur fermat në rajonin Ilfov, ku do të fillojë asgjësimi i 45 mijë kafshëve. Deri tani janë prekur 10 mijë familje, të cilat rritin derra për nevojat e tyre, pa qëllim tregtimi. Kafshët e vrarë janë gjysmë milion.


Opozita serbe kërcënon se do t’i bllokojë zgjedhjet parlamentare

Foto: Reuters

Në Вeograd me ndërmjetësinë e Ambasadës Amerikane filluan bisedimet jozyrtare ndërmjet pozitës dhe opozitës për zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta parlamentare gjatë pranverës tjetër. Zëvendës Sekretari Shtetëror i SHBA-së Matthew Palmer komentoi se shpreson se opozita do të heqë dorë nga bojkotimi i zgjedhjeve dhe do të arrijë mirëkuptim me qeveritarët për kushtet e zgjedhjeve. Lidhja opozitare për Serbinë deklaroi se partia në pushtet i shpërdor mediat – edhe ato private, edhe ato publike, kurse qytetarët detyrohen të votojnë për qeveritarët. Në këto kushte zgjedhjet nuk mund të jenë të drejta dhe të lira, pohojnë përfaqësuesit e opozitës.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Foto: AP

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia është e vendosur të mbrojë të drejtat e veta në Mesdheun Lindor Presidenti turk Rexhep Erdogan tha, se Ankaraja është e vendosur të mbrojë të drejtat e veta sovrane në Mesdheun Lindor. Ai e bëri këtë deklaratë pas reagimeve..

botuar më 19-12-09 1.21.MD

Kujdesi për ambientin rrethues dhe klimën është në qendrën e politikës së re të përbashkët bujqësore

Një nga qëllimet kryesore e politikës së re të përbashkët bujqësore 2021 – 2027 është kujdesi për ambientin rrethues dhe klimën. Kjo u bë e qartë gjatë prezantimit zyrtar të analizës SWOT për ambientin rrethues dhe klimën hartuar nga Universiteti Agrar..

botuar më 19-12-08 9.40.PD

Afro 2000 studentë do të kalojnë festën studentore në pushimoren Pamporovo

Në prag të festës studentore dhe edicionit të tretë të festivalit kushtuar 8 dhjetorit, pushimorja Pamporovo pret më se 2000 studentë nga mbarë vendi. Për festivalin dyditor studentor u ngrit një çadër speciale me pajisje moderne audio-vizuale. Për shkak..

botuar më 19-12-07 9.05.PD