“Bullgaria vazhdon të konkurrohet për “Volkswagen”. Ky është titulli i një artikulli të publikuar në gazetën gjermane “Handelsblatt”. Në intervistë për gazetën kryeministri bullgar Bojko Borisov ka thënë se shteti ynë është me tregues më të mirë në krahasim me të gjitha vendet e tjera në regjion sa i përket rrezikut të investimit. Sistemi ynë fiskal ofron kushte konkurruese, rregullat shtetërore dhe faksi se Bullgaria është pjesë e Bashkimit Evropian janë ndër përparësitë kryesore të vendit. Investimi në Bullgari do të jetë një sinjal pozitiv për tërë Evropën Lindore, ka nënvizuar Borisovi. Për “Handelsblatt” nga kompania “Volkwagen” kanë deklaruar se gjiganti automobilistik po vazhdon negociatat me kandidatët kryesorë për vendin e uzinës së re.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..