Todor Dimitrov shpalosi flamurin bullgar në Nju Jork, pasi përfundoi garën më të gjatë në botë "Sri Chinmoy Self-Transcendence 3100 Mile" (pothuajse 5000 kilometra) për 51 ditë 17 orë 8 minuta e 38 sekonda. Kështu ai u bë një nga 44 vrapuesit në botë, të cilët kanë përfunduar garën gjatë historisë së saj 22- vjeçare. Në garën "Sri Chinmoy Self-Transcendence 3100 Mile", të quajtur akoma “Everesti i ultramaratonëve”, garuesit vrapojnë në vazhdim të 52 ditëve në mjedis urban - në lagjen Queens të Nju Jorkut, në rreh duke bërë mbi 5600 xhiro.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..