Bullgaria është mikpritëse e takimit ndërkombëtar veror të adhuruesve të garave të radio orientimit YOTA 2019, i cili do të zhvillohet nga 11 deri më 17 gusht në vendpushimin Bankja, afër Sofjes. Pritet se do të mbërrijnë 90 pjesëmarrës nga 35 vende. Në vitet e mëparshme ngjarja ishte organizuar në Republikën Jugafrikane (2018), në Britaninë e Madhe (2017) dhe në Austri (2016). Gjatë takimit do të zhvillohen orientime praktike me radio pajisje të posaçme në parkun e vendpushimit.
Nga sot deri të dielën (26 maj) në bazën e hipizmit “Frigopan”, në fshatin Caracovo, afër Plovdivit, Bullgaria Jugore, po zhvillohet Kupa Botërore e Kërcimit të Pengesave, kualifikimi për Olimpiadën e Parisit, me një fond të përgjithshëm shpërblyes prej..
Një bullgare tjetër u ngjit në majën më të lartë të botës! Marieta Georgieva u ngjit në Everest (8848 m) dhe u bë gruaja e tretë bullgare që pushtoi majën më të lartë në planet. Marieta Georgieva ishte në një ekspeditë bashkë me alpinistin më të..
Në Sofje u mbajt Konferenca “Puna e mësuesve zviceranë – mesazh dhe sfidë për brezat e ardhshëm”. Ajo u organizua nga Akademia Kombëtare e Sporteve “Vasill Levski” dhe Ambasada e Zvicrës në vendin tonë dhe iu kushtua 130 vjetorit të ardhjes së..
Tihomir Ivanov fitoi garën e kërcimit së larti për meshkuj në turneun Sinner Hochsprungmeeting në Sinner (Gjermani). Kampioni 29-vjeçar bullgar në..
Viktoria Tomova filloi me fitore pjesëmarrjen e saj në turneun e tenisit në bar në Bad Homburg të Gjermanisë, me një fond shpërblyes prej më shumë se 802..