Regjisori dhe deputeti evropian Andrej Sllabakov dhe ish-kryetari i bashkisë së qytetit detar Kavarna, Conko Conev janë organizatorët e një rok-festivali të ri. Ai do të zhvillohet më 9 dhe 10 gusht në parkun “Korminesh”, me ndihmën e bashkisë Çellopeç. Në rajon gjendet dhe vendi i bukur dhe piktoresk “Vëllçata pëteka” (“Shtegu u ujkut”), emrin e të cilit e mban dhe festivali.
Grupet të cilat kanë pohuar pjesëmarrjen e vet në ditën e parë janë “Cradle of Filth”, “Scarlet Aura”, “Silked & Stained” - nga ana bullgare. Do të marrin pjesë muzikantët nga „Krossfire“ и „Sakar“. Më 10 gusht publiku do të mund të dëgjojë akoma tri grupe të tjera- “Pretty Maids”, “AXXIS” и “Wild Souls”.
Organizatorët presin një publikë të shumtë në të dyja ditët e festivalit, me qenë se ngjarja është në më pak se një orë nga Sofja, kurse koha premton të jetë e nxehtë dhe me shumë diell.
Më 6 dhjetor në skenën e operës së Sofjes, për herë të parë tek ne do të prezantohet shfaqja muzikore “Të mjerët”. Historia emocionuese nga romani më i njohur i Viktor Hygoit është rikrijuar shumë herë në produkte teatrale, televizive dhe..
Mirosllav Turijski (piano) dhe Hristo Jocov (bateri) gjatë viteve kanë dëshmuar talentin e vet si këngëtarë dhe kompozitorë. I njohim prej një sërë projektesh /përfshi dhe të përbashkëta/, incizime të muzikës prej autori, pjesëmarrje në xhaz..
Muzikantë të njohur nga Filarmonia e Sofjes si dhe talent të rinj nga Filarmonia “Pionier” sot do të mbajnë një koncert në Sallën “Bullgaria” nën moton “Sup më sup”. Prej disa vitesh të dy orkestrat realizojnë bashkë programe interesante. Kësaj..
Email: albanian@bnr.bg
Telefona: +359 2 9336 650