Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PBB-ja e Bullgarisë rritet, saldoja tregtare është pozitive

Foto: arkiv

Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Bullgarisë është rritur me 3.3% në krahasim me tremujorin e vitit 2018, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Statistikave. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019 PBB-ja ka tejkaluar 14.3 mlrd. euro. Përqindja më e madhe i përket konsumatorit - 76.3%. Eksporti i mallrave dhe i shërbimeve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018 është rritur me 3.3%, kurse importi i mallrave dhe shërbimeve pakësohet me 5.5%. Saldoja pozitive e jashtme tregtare me përmasë 497 mlneuro ndikon pozitivisht mbi rritjen ekonomike dhe përbën 3.5 për qind prej PBB-së.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

GERB do të zhvillojë negociata lidershipi vetëm për të formuar një qeveri

Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..

botuar më 24-11-25 12.56.MD

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD