Bullgaria këmbëngul për siguri kibernetike dhe administrim të teknologjive të informacionit në Komisionin e ri Evropian. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov në një koment me rastin e një publikimi në gazetën “Politiko” se Bullgaria do një eurokomisionar për bujqësinë. Sipas Borisovit resori i tanishëm i eurokomisionares bullgare Maria Gabriel, e cila përgjigjet për digjitalizimin, duhet të zgjerohet. Të martën tjetër do të zhvillohet një takim i komisionares evropiane Maria Gabriel me kryetaren e KE-së Ursula von der Leyen, që të shqyrtohen këto çështje, tha gjithashtu Kryeministri Bojko Borisov.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..