Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

5 gjeneralë turk kanë dhënë dorëheqje

Foto:BGNES
Gazeta opozitare “Cumhuriyet” njoftoi se 5 gjeneralë nga ushtria turke kanë dhënë dorëheqje pas një mbledhje të Këshillit të Lartë Ushtarak të Turqisë, të kryesuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan. Në forumin  zhvilluar më 1 gusht janë shqyrtuar promovime dhe shkarkimin e oficerëve me grada të larta ushtarake. Oficerët e rezervës kanë komentuar përpara gazetës se po bëhet provë për pakësimin e numrit të ushtrisë. Dy nga gjeneralët të cilët kanë dhënë dorëheqje janë përgjigjur për zonën Siriane Idlib, ku Turqia ka prani ushtarake. Ministria e Mbrojtjes e Turqisë nuk e ka komentuar publikimin.

Greqia po azhurnon rrjetet e saj hekurudhore

Foto: BGNES

Mediet greke njoftojnë se rrjetet hekurudhore në Greqi do të rinovohen plotësisht si një pjesë nga qëllimi i deklaruar i kryeministrit Kiriakos Micotakis të kthejë sektorin e transportit në një bosht kryesor të rritjes ekonomike. Tanimë është krijuar një plan gjithëpërfshirës strategjik për modernizimin e rrjetit hekurudhor grek. Parashikohet dhe një lidhje me një shpejtësi të lartë midis Athinës dhe Selanikut, e cila të shkurtojë udhëtimin deri në rreth 3 orë.

Opozita serbe dëshiron që Bashkimi Evropian të kontribuojë për negocimin për zgjedhje të ndershme

EPA/BGNES

Presidenti i Lëvizjes serbe të qytetarëve të lirë Sergjej Trifunoviç kërkoi nga Dejvid Makalistër, kryetar i komisionit mbi punët e jashtme të Parlamentit Evropian, të ndërmjetësojë në bisedimet për zgjedhje të ndershme në Serbi. Në letrën e hapur drejtuar Makalistërit, Trifunoviç theksoi se gjatë vitit 2020 duhet të zhvillohen zgjedhje të rregullta parlamentare në Serbi, por gjatë javëve të fundit  pjesa më e madhe e partive opozitare seriozisht po mendojnë bojkotimin e tyre, sepse nuk ka kushte që vota të jetë e drejtë dhe e sinqertë.

30 imigrantë u gjendën në një kamion të braktisur në Maqedoninë Veriore

Foto: EPA/BGNES
Një patrullë e policisë në Maqedoninë Veriore gjeti 30 imigrantë në një kamion të braktisur, të parkuar rreth rrugës në afërsi me Strumicën në pjesën juglindore të vendit. Supozohet se ata kanë hyrë në mënyrë të paligjshme nga Greqia dhe u kanë paguar kontrabandistëve që t'i çojnë në Evropën Perëndimore përmes Serbisë. Tani imigrantët do të dëbohen në Greqi. Sipas të dhënave të policisë në Maqedoninë Veriore, gjatë pjesës së parë të vitit  janë arrestuar mbi 10 000 imigrantë, të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale në vend.

Rrëzuan një restorant në Shqipëri, pasi pronari i tij sulmoi disa turistë spanjollë
Foto: youtube.com

Autoritetet shqiptare kanë rrëzuar një restorant në bregun e detit, pronari i të cilit është i fotografuar të sulmojë një makinë, të marrë me qira nga turistë spanjollë në një moment, kur vendi po mundohet të spastrojë reputacionin e vet të një destinacioni të lulëzuar për pushime, njoftoi agjencia franceze e lajmeve AFP. Në kuadrot shikohet sesi pronari hyn në makinë përmes dritares së parë, duke e thyer, kurse pas kësaj kapet pas kapakut për disa minuta, derisa turistët ikin me vrap. Pronari është i arrestuar dhe i dhënë në burg. Autoritetet shqiptare u kanë kërkuar falje turistëve, kurse kryeministri Edi Rama personalisht e ka dënuar “barbarin që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithë”.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD