Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Margarita Petkova: “Bellokamenica-2019” përsëri do të na zhytë në magjinë e kulturës bullgare”

Fshati Carevec ndodhet 10 kilometra larg qytetit Mezdra dhe 24 kilometra larg qytetit Vraca. Në veri fshati është i rrethuar nga zinxhiri i kodrave, të cilët e ruajnë nga stuhitë e forta veriore, kurse në jug dredhon lumi Iskër.  Në fshat që prej kohe janë zbuluar gurore, në të cilat prodhojnë gurin e njohur nëpër të gjithë botën të Vracës, kurse gdhendja e gurit është jetesa kryesore e popullsisë. Të lashta janë rrënjët historike dhe kulturore të fshatit. Të jashtëzakonshme janë vrimat shkëmbore si dhe shpellat e vogla, ku janë zbuluar piktura nga koha parahistorike, nga Mesjeta dhe Rilindja. Kisha e Lashtë “Shën Nikolla”, e ndërtuar gjatë shekullit të 14 është me një ikonostas të punuar krejtësisht prej guri, të mbuluar me piktura murale.

Fshati është një destinacion i shkëlqyer për pushim dhe turizëm, si dhe për një takim me kulturën tradicionale të Bullgarisë Veriore. Në qoftë se vizitoni festën folklorike, edicioni i katërt i së cilës sivjet është më 31 gusht, me siguri do të mbeteni të kënaqur, na tregoi zonja Margarita Petkova, kryetare e bashkisë së fshatit:

Çfarë do t’ju bëjë përshtypje, kur të mbërrini? Fillimisht do të shikoni stemën e fshatit, të gdhendur mbi një gurë , të ndriçuar me flamur bullgar trengjyrësh. Flamuri ynë kombëtar është në çdo shtëpi. Vështrimi juaj do të takojë monumentin e ushtarit, dy kishat-të vjetrën dhe të renë, shkollën....Festivali folklorik organizohet nga komuna dhe nga vatra e kulturës “Prosveta 1928”, dhe zhvillohet në ditën e shtunë dhe të diel të fundit, aty rreth Fjetjes së Hyjlindëses Mari sipas stilit të vjetër. Atëherë është dhe festa e gurgdhendësve. Duam që ta popullarizojmë folklorin tonë, por dhe të tregojmë bukurinë e njërit prej zanateve më mirë të zhvilluara  në Carevec-nxjerrjen dhe  përpunimin e gurit të Vracës i cili është me një cilësi të lartë, dhe që është një etalon për një cilësi më të mirë në të gjithë botën. Duart e arta të mjeshtërve të kësaj krahine kanë lënë gjurmën e vet nëpër objekte shumë të konsiderueshme  në të gjithë vendin. Festivali ka një karakter konkursi,  fletëlavdërimi dhe statuja marrin të gjithë formacionet dhe solistët. Do të ketë dhe një dekoratë të posaçme nga juria e cila është me para. Kategoritë janë: folklor autentik, folklor i përpunuar dhe folklor i vallëzimit, e katërta është për orkestrat e frymëmarrjes. Nuk ka kufizime për moshën dhe përkatësinë etnike. Nuk ka taksë për pjesëmarrje me të cilën krenohemi shumë. Shpresojmë që njerëzit të cilët do të vijnë, do të ndihen mirë. Kemi siguruar ushqim, ujë, roje, shërbim mjekësor. Pjesëmarrësit e pëlqejnë shumë idenë që çdo një grup që vjen të sjellë një pemë sipas zgjedhjes së vet, të cilën ta mbjellin në një hapësirë të cilën po mundohemi ta kultivojmë. Përpara çdo një peme vendoset një tabelë, në mënyrë që të dihet se kush e ka mbjellë. Mysafirë të edicionit të sivjetshëm janë këngëtarja e madhe popullore Valja Ballkanska dhe gajdexhiu Petër Janev, bashkë me një grup nga qyteti Smoljan. Përsëri do të marrin pjesë fyelltarë skocez, të cilët dhe vjet shkaktuan një interes të madh. Afati për regjistrim përfundoi, kuptohet se në qoftë se ka njerëz të cilët janë vonuar, nuk do t’ii kthejmë . Le të jemi bashkë më 31 gusht, që të mund të rikrijojmë bukurinë e krijimtarisë sonë popullore. Do të afroheni deri tek historia e Bullgarisë, sepse fshati ynë ka mbledhur në një vend disa shenjtëri. Urdhëroni! Ju presim! Kemi gatishmëri t’ju mirëpresim, dhe të  përjetojmë një ditë të shkëlqyer dhe të paharrueshme.  

Foto:arkiv

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD