Kryeministri Bojko Borisov vizitoi gërmimet arkeologjike të kodërvarrit më të madh në Gadishullin Ballkanik-rreth fshatit të qytetit Plovdiv - Manole dhe përshëndeti arkeologët për punën e tyre të shkëlqyer. Gjatë stinës së tanishme arkeologjike një ekip i Muzeut Arkeologjik Regjional në qytetin Plovdiv zbuloi aty një kullë në formë piramidale, e cila bën përshtypje me përmasat e saj. Ajo është e lartë 20 metra dhe është e ndërtuar prej gurësh dhe tullash. Kjo tani për tani është godina e vetme antike me një lartësi të tillë e ruajtur në Evropë. Monedhat e gjetura në vend, enët prej balte si dhe elementet arkitekturore datojnë ndërtimin e kullës dhe ngritjen e kodërvarrit aty në periudhën e shekullit të 2-3 pas Krishtit.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..