Në një ceremoni zyrtare në Sallën e Famës në San Francisco, SHBA, kampionia e trefishtë botërore e boksit, bullgarja Desisllava Kirova, e cila është e njohur si Daisy Lang, mori titullin e radhës botëror. Ajo u dekorua si bullgarja e parë – kampione evropiane dhe botërore e boksit dhe si pionere në boksin e grave në Evropë. Karriera e Daisy Lang, e cila është boksiere profesionale, kampione botërore e GBU dhe e WIBF, ka kaluar përmes tri shteteve – Bullgaria, Gjermania dhe SHBA-ja. Para se të fillojë karriera e saj në boks ajo ka qenë kampione e karatesë në vitin 1995 dhe e kikboksit në vitin 1994. Ajo merret profesionalisht me boks që nga viti 1996.
Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..
Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).
Një orë përpara se Petër Stojçev të mbërrinte në Japoni për maratonën përfundimtare të notit në ngushticën Cugaru të serisë Oceans Seven, pati një tërmet me magnitudë 7.1 dhe një tajfun. Pritej gjithashtu një cunami. “Japonia ishte një udhëtim shumë..