“Zhvillimi i shëndetësisë bullgare duhet të kalojë në një etapë më të re dhe hapat, të cilat ndërmerr ekipi i tanishëm i Ministrisë së Shëndetësisë janë pikërisht në këtë drejtim”. Këtë e deklaroi Presidenti i Asociacionit Mjekësor Botëror prof. Leonid Eidelman në një takim me Ministrin e Shëndetësisë Kirill Ananiev. Prof. Eidelman është për vizitë në Bullgari me rastin e Kongresit të dhjetë mjekësor të Forumit Mjekësor të Evropës Juglindore. Ananiev dhe prof. Eidelman shqyrtuan problemet në sferën e shëndetësisë, me të cilat ndeshet Bullgaria dhe një sërë shtetesh të tjera, si mungesa e specialistëve mjekësorë, shpenzimet e larta për medikamente dhe financimi i pamjaftueshëm i sektorit.
Presidenti Rumen Radev do t'i japë mandatin e dytë për formimin e qeverisë të hënën - më 22 korrik, kandidatit për kryeministër, të emëruar nga grupi i dytë parlamentar më i madh në Asamblenë e 50-të Kombëtare "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Presidenti bullgar Rumen Radev bisedoi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski gjatë forumit në Pallatin Blenheim në Britaninë e Madhe. Kreu i shtetit ka shprehur shpresën se Shkupi do të përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjes..
Në fshatrat Krajnevo, Voden dhe Sharkovo punohet në 3 fronte. Çdo 20 minuta, ka një raport për një zjarr të ri në vend, tha ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov në një konferencë në fshatin Mamarçevo, komuna e Boljarovos. Nuk ka asnjë..
Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët me rritje të përkohshme të vranësirave në Bullgarinë Perëndimore, ku në disa zona do të ketë reshje shiu..
Qeveria po punon për të shkurtuar maksimalisht afatet e dëmshpërblimit për të dëmtuarit e zjarreve të ditëve të fundit në vend. Të gjithë të prekurit..
Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Spanja njoftoi se do të dërgojë dy avionë, secili me një kapacitet prej rreth 6 tonësh, për të..