Në Bullgari filluan Ditët Evropiane të Trashëgimisë. Fillimi i festimeve u vu me hapjen e ekspozitës “Skica krijuese”, kushtuar 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Nikollaj Hajtov, autor i romaneve dhe i tregimeve historike, kushtuar maleve Rodope. Iniciativa është e Këshillit të Evropës dhe i Komisionit Evropian dhe me kalimin e viteve u afirmua si një nga ngjarjet më të mëdha evropiane. Në kuadrin e aktivitetit, gjatë muajit shtator administratat e bashkive në të gjitha krahinat e Bullgarisë do të organizojnë mbi 360 ngjarje, të bashkuara me moton “Arte dhe dëfrim”.
Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..
Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..
Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..