Më 9 shtator mbushen 75 vjet nga një ngjarje, e cila mbetet në historinë bullgare si një moment kthesë midis dy sistemeve shoqërore rrënjësisht të ndryshme, fundi i Mbretërisë Bullgare dhe fillimi i Republikës Popullore të Bullgarisë. Në mesin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike kalon në ofensivë pas betejës tek Stalingradi dhe arrin deri në Rumani gjatë gushtit të vitit 1944, Bullgaria akoma është aleate e Gjermanisë Naziste. Nën kërcënimin prej veprimeve ushtarake nga ana e Bashkimit Sovjetik, Bullgaria i ndërpret marrëdhëniet e veta me Rajhun e Tretë, duke u munduar të ruajë sovranitetin e vet. Pavarësisht nga këto përpjekje, në mbrëmjen duke u gdhirë 9 shtatori i vitit 1944, qeveria bullgare, në të cilën janë tërhequr disa parti demokratike, është e rrëzuar. Me ndihmën e forcave të Frontit të Tretë Ukrainas të Ushtrisë së Kuqe, në krye të vendit qëndron qeveria e Frontit Patriotik, të kryesuar nga Kimon Gjeorgjiev. Kështu Bullgaria bie në sferën sovjetike të ndikimit dhe e nis rrugën e zhvillimit socialist. Në muajt deri në fund të vitit 1944, pason një valë e vetëgjyqësisë me njerëzit e papërshtatshëm pa gjykim dhe dënim, deri në formimin e të ashtuquajturit Gjyq Popullor. Të dhënat për numrin e të vrarëve gjatë kësaj periudhe sipas burimeve të ndryshme ndryshojnë midis 15 000 dhe 40 000 veta. Vetëm për 4 muaj Gjyqi Popullor shpall 9 550 aktdënime, nga të cilat 2 730 janë dënime me vdekje dhe 305 dënime të përjetshme. Mes të dënuarve si armiq të popullit janë ministra, deputetë, gjeneralë, gazetarë, bankierë, kryebashkiakët, priftërinjtë, pronarët e tokave, mësuesit. Këto ngjarje të përgjakura kanë dhe parahistorinë e vet, e cila sipas Ligjit për mbrojtjen e shtetit, i cili është në fuqi nga janari i vitit 1924 deri në tetor të vitit 1944, zhduken pa lënë gjurmë në varreza masive shkrimtarë të njohur, gazetarë dhe figura publike si Geo Milev dhe Josif Herbst, kurse poeti Nikolla Vapcarov është pushkatuar.
Historia e lidhur me periudhën rreth Luftës së Dytë Botërore mbetet një temë e dhimbshme për bullgarët, të cilët nuk mund të harrojnë tregimet e të afërmve të vet, të cilët kanë jetuar pikërisht në këto vite. Nga njëra anë janë dokumentet arkivore të regjimit totalitar nga e kaluara jo e largët, kurse nga ana tjetër-dëshmitë për reprezaljet e zymta dhe shamata të mëdha me kundërshtarët e drejtuesve në pushtet përpara dhe pas vitit 1944.
Deri përpara 30 vjetëve, data 9 shtator 1944 lidhej me fitoren mbi nazi-fashizmin, zhdukjen e rendit kapitalist dhe ndërtimin e një shoqërie të drejt sociale. Por pas 10 nëntorit të vitit 1989, kur Bullgaria hedh poshtë regjimin totalitar si një formë të drejtimit dhe ndërron kursin e zhvillimit të vet politik, pozita zyrtare bullgare e përcakton këtë ditë si “një grusht shteti ushtarak” i cili ka çuar deri në likuidimin e demokracisë në Bullgari.
Prandaj dhe pozita zyrtare bullgare e shprehur kohët e fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme mbi këtë çështje është se “9 shtatori dhe pasojat e tij duhet të vazdhojë të analizohet nga historianët dhe shkenca historike, që të marrim një vlerësim të plotë dhe të saktë për ndikimin mbi zhvillimin e Bullgarisë gjatë shekullit të 20”. Shkak për këtë deklaratë është ekspozita e organizuar më 9 shtator nga Ambasada e Federatës Ruse “75 vjet nga çlirimi i Evropës Lindore nga nazizmi” . Në lidhje me këtë Ministria e Jashtme e këshilloi ambasadën ruse “të mos të zërë pozitë në përkrahje të një teze të dyshimtë historike(“çlirim”), e cila u jep disa privilegje vetëm disa qarqeve politike në Bullgari” dhe e përcaktoi këtë si “një ndërhyrje në debatin e brendshëm politik në vendin tonë”. Reagimi përkatës i palës ruse qe se ekspozita ka për qellim të njohë opinionin bullgar me materiale arkivore nga depot ruse dhe “nuk ka asgjë të përbashkët as me debatin e sotëm të brendshëm politik bullgar, as me forcat e veçanta politike”.
Interpretimi i të gjitha këtyre ngjarjeve nuk është i njëanshëm dhe prandaj kjo periudhë nga historia duhet të trajtohet bashkë me marrëdhëniet shkak-pasojë të cilat kanë çuar në të. Kurse deri në shpjegimin objektiv të historisë së sotme do të jemi larg, derisa në kujtesën kolektive të bullgarit këto ngjarje kanë shenjë të ndryshme. Ajo, me të cilën janë dakord që të gjithë është se ajo që ka rastisur gjatë gjysmës së dytë të viteve 40 nga shekulli i kaluar ndryshon rrënjësisht zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore bullgare dhe mbase do të vazhdojë të ndikojë dhe në të ardhme.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve..