Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u lëviz përpara me 53 vende në ranglistën botërore. Ai tashmë zë vendin e 25 me gjithsej 1432 pika. Përparimi i Dimitrovit i detyrohet arritjes së tij deri tek gjysmëfinalet e Kampionatit të Hapur të SHBA-së në Nju Jork (US Open), ku humbi nga Daniil Medvedev (Rusi). Ju rikujtojmë se në vitin 2017 Grigor Dimitrov zuri vendin e tretë në ranglistën botërore. Këtë javë 28 vjeçari Grigor Dimitrov, i cili është nga qyteti i Haskovos (Bullgari Jugore), do të pushojë, sepse nuk ka turne të ATP-së për shkak të ndeshjeve për Kupën “Davis”.
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..
Ka filluar faza e katërt, më e gjata nga pesë etapat e Turneut të 71-të Ndërkombëtar të Çiklizmit në Bullgari. Fillimi u dha në Primorsko. Etapa e parë nga Sofja deri në Trojan ishte 161.5 kilometra e gjatë, ndërsa në fazën e dytë..