Nga 10 deri më 15 shtator në Sofje zhvillohet edicioni i shtatë i ekspozitës më të madhe udhëtuese në Bullgari “Rrugica e Librit”. Në të marrin pjesë mbi 70 shtëpi botuese bullgare dhe tregtarë librash. Bashkë me ekspozitën është parashikuar një program kulturor me premiera librash, takime me autorë, botues dhe përkthyes, lojëra dhe argëtime për fëmijët. “Rrugica e librit” në Sofje është pjesë e kalendarit të ngjarjeve kulturore të Bashkisë së Sofjes për vitin 2019. Organizatori është Asociacioni “Libri Bullgar”.
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...