Bullgaria nuk ka hequr dorë nga Zona e Shengenit. Vendi do të hyjë, por problemi është se Shengeni tashmë nuk do të ekzistojë ashtu siç ishte. Përmes kufirit të Shengenit mes Austrisë dhe Gjermanisë tashmë nuk mund të kalohet pa dokumente personale, tha Kryeministri Bojko Borisov. Ndryshimi i vetëm pasi na aderojnë është se bullgarët nuk do të tregojnë dokumentet e tyre personale në kufi, por do ta bëjmë për shkak të reputacionit, shtoi Borisov. Kryeministri nënvizoi se Bullgaria nuk ka problem me emigrantët nga Turqia. Mirëpo, problemi i madh është në kufirin me Greqinë, ku çdo ditë kalojnë rreth 150 veta dhe qeveria ka dërguar supelementarisht 300, që të forcojë mbrojtjen në regjion.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...