Peshkatarë me përvojë do të tregojnë histori për jetën dhe punën e banorëve të vendbanimeve të vjetra të peshkatarëve. Me ide të banuesve të Burgasit, të cilët duan ta ruajnë të gjallë këtë zanat të vjetër stinën tjetër turistike vendbanimi i peshkatarëve Çengene Skele do të shndërrohet në një atraksion të vërtetë turistik. Ai ndodhen rreth 15 kilometra larg Burgasit, në gjirin e bukur Ciganski Zaliv. Atje vizituesit do të mund të njihen me romantikën e profesionit të peshkatarit dhe me betejën e njeriut me stuhinë detare. Atje ndodhet dhe një prej konstruksioneve të ruajtura prej rrjetesh në det, që ngrihet rreth 20 metra mbi nivelin e detit. Peshkatarët mbajnë mend me nostalgji se si kanë peshkuar lloje më të ndryshme peshqish ditë e natë. Sot shumë prej këtyre llojeve tashmë nuk ekzistojnë, ndërsa vendbanimet e peshkatarëve shndërrohen ne vende romantike, ku u ofrohen turistëve ushqime dhe pije.
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..