Gjatë një operacioni të MPB-së dhe prokurorisë u shpartallua një grup kriminal për trafikim ilegal organesh për transplantim. Që nga fillimi i vitit grupi ka organizuar pesë transplantime ilegale veshkash të shtetasve bullgar në Turqinë fqinje. Organizatorët kanë vendosur kontakt mes recipientëve dhe donatorëve. Çdo një donator ka marrë nga 5000 deri në 7000 euro. Zakonisht këta kanë qenë përfaqësues të minoriteteve, që kanë borxhe. Të sëmurët, të cilët kanë kërkuar një veshkë të re, kanë paguar rreth 50 000 – 100 000 euro. Në fakt vetëm 25 000 euro prej këtyre mjeteve janë përdorur për vetë operacionin. Gjatë aksionit organizatorët bashkë me një donator dhe një recipient janë kapur në një veturë në Pikëkalimin “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë.
Aktualisht nevojtarët në Bullgari për transplantim veshkash janë 1028. Këtë vit janë bërë vetëm 22 transplantime veshkësh. Vetëm 8 prej tyre janë nga një donator i gjallë. Ndërsa 14 të tjerat janë siguruar prej kufomash, bëri të ditur Televizioni Kombëtar Bullgar.Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është ndalimi i zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Votimi për prokurorin e..
Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..