Gjatë një operacioni të MPB-së dhe prokurorisë u shpartallua një grup kriminal për trafikim ilegal organesh për transplantim. Që nga fillimi i vitit grupi ka organizuar pesë transplantime ilegale veshkash të shtetasve bullgar në Turqinë fqinje. Organizatorët kanë vendosur kontakt mes recipientëve dhe donatorëve. Çdo një donator ka marrë nga 5000 deri në 7000 euro. Zakonisht këta kanë qenë përfaqësues të minoriteteve, që kanë borxhe. Të sëmurët, të cilët kanë kërkuar një veshkë të re, kanë paguar rreth 50 000 – 100 000 euro. Në fakt vetëm 25 000 euro prej këtyre mjeteve janë përdorur për vetë operacionin. Gjatë aksionit organizatorët bashkë me një donator dhe një recipient janë kapur në një veturë në Pikëkalimin “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë.
Aktualisht nevojtarët në Bullgari për transplantim veshkash janë 1028. Këtë vit janë bërë vetëm 22 transplantime veshkësh. Vetëm 8 prej tyre janë nga një donator i gjallë. Ndërsa 14 të tjerat janë siguruar prej kufomash, bëri të ditur Televizioni Kombëtar Bullgar.Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..