Gjatë një operacioni të MPB-së dhe prokurorisë u shpartallua një grup kriminal për trafikim ilegal organesh për transplantim. Që nga fillimi i vitit grupi ka organizuar pesë transplantime ilegale veshkash të shtetasve bullgar në Turqinë fqinje. Organizatorët kanë vendosur kontakt mes recipientëve dhe donatorëve. Çdo një donator ka marrë nga 5000 deri në 7000 euro. Zakonisht këta kanë qenë përfaqësues të minoriteteve, që kanë borxhe. Të sëmurët, të cilët kanë kërkuar një veshkë të re, kanë paguar rreth 50 000 – 100 000 euro. Në fakt vetëm 25 000 euro prej këtyre mjeteve janë përdorur për vetë operacionin. Gjatë aksionit organizatorët bashkë me një donator dhe një recipient janë kapur në një veturë në Pikëkalimin “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë.
Aktualisht nevojtarët në Bullgari për transplantim veshkash janë 1028. Këtë vit janë bërë vetëm 22 transplantime veshkësh. Vetëm 8 prej tyre janë nga një donator i gjallë. Ndërsa 14 të tjerat janë siguruar prej kufomash, bëri të ditur Televizioni Kombëtar Bullgar.Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..