30 kuti elektrike në qendër të Sofjes u gdhinë në ngjyra dhe forma. Ato janë pjesë nga projekti “Art4Diplomacy”, i cili bashkon krijime të artit nga Bullgaria dhe nga 30 shtete me misione diplomatike në vendin tonë. Ideja është e piktores së talentuar Petja Ilieva, e cila është e njohur nëpër të gjithë botën me pikturat e veta me qëndisje bullgare dhe elemente folklorike.
“Janë përfshirë shtete nga të gjitha kontinentet , kurse qëllimet janë t’u tregojmë njerëzve se popujt janë shumë më të njëjtë, sesa të ndryshëm” – sqaron Petja Ilieva. “Që të gjithë njerëzit nëpër botë kanë shumë më tepër tipare të përafërta, sesa ndryshime në plan historik dhe kulturor. Pavarësisht nëse në Afrikë, Azi ose Amerikë mund të shikojmë të njëjtat motive. Jo pak e rëndësishme është që t’u ofrojmë pak gëzim njerëzve në një mjedis qytetar dhe kur shëtisin nëpër rrugë të shikojnë jo thjeshtë kuti metalike në ngjyra të errëta dhe me mbishkrime të shëmtuara, por ato të jenë të veshura në diçka të këndshme, të sjellin një shije estetike. Mbi çdo një kolazh është shënuar emri i shtetit, që të mund t’i provokojnë njerëzit të interesohen prej kulturave të tjera, të lexojnë, të shikojnë përreth.
Piktorja krijon veprat e saj me elemente folklorike, motive nga arti i qëndisjes, nga kostumi kombëtar, nga qilimat bullgarë me të cilët jemi të njohur. Gjatë vitit 2012 e prezantoi vendin tonë në Andorrë në takimin e UNESCO-s “Energjia e qëndrueshme”.
“Mendoj se energjia e vetme më e fortë dhe rezistuese, të cilën e ka ruajtur populli tonë, përmbahet në tekstilin folklorik. Njerëzit nga vendet e ndryshme parapëlqejnë ngjyra, forma, simbole të ndryshme. Kjo është një pjesë nga jeta, nga e përditshmja, puna dhe festat e popullit. Ne jemi shumë të pasur me 7 krahinat tona folklorike dhe çdo një nga pikturat e mia rikrijon diçka konkrete për krahinën përkatëse në bazë të një mënyre dëfryese, interesante, të afërt për njerëzit . Kështu lindi dhe ideja një ditë të mund të tregoj se me çfarë i ngjajnë njëri-tjetrit folklori ynë dhe ai i huaj” – i kujtohet Petja Ilieva.
Në projekt me kënaqësi të madhe morën pjesë 30 nga ambasadat në Bullgari, duke i ofruar piktores motive nga trashëgimia kulturore e shtetit të vet, por ajo i ka gërshetuar ato me motive folklorike bullgare:
Në çdo një kolazh kam vënë piktura të mia, të cilat rikrijojnë diçka shumë të përafërt. Më vështirësoi fakti se duhej të zgjedh fotografi të kostumeve popullore ose të një pjese nga qilimat, të cilat i kam pikturuar, prandaj gjysma tjetër janë thjesht fotografi, por ato po kështu janë autentike dhe janë bërë prej meje në vende interesante-tregon për disa nga vështirësitë gjatë realizimit Petja Ilieva dhe tregon një element interesant, të përbashkët për folkloret e ndryshme:
E ashtuquajtura “kanatica” me të cilën jemi shumë krenarë dhe e cila takohet në të gjitha qëndisjet bullgare, modele të endjes dhe modele nga qilimat. Në fakt është një simbol i lashtë në më shumë se 7 mijë vjet histori dhe takohet në pothuajse të gjithë botën - thotë Petja Ilieva. Është interesante se, kudo kjo do të thotë “krahë”, të cilët e ndihmojnë njeriun me sukses të fluturojë përmes jetës. Për pothuajse të gjithë njerëzit ky simbol sjell fat dhe sukses. Në ngjyrat kemi koincidenca me të gjithë për shkak se motivet bullgare përmbajnë të gjitha ngjyrat e bukura dhe të spikatura.
Pikturat me qëndisje bullgare dhe elemente folklorike të Petja Ilievës e kanë prezantuar Bullgarinë në mbi 15 shtete në 6 kontinentet, mes të cilave dhe Antarktida. Presidenti i Francës Emanuell Makron po kështu pronëson piktura të piktores bullgare. Kurse nga madhështia dhe bukuria e krahinave folklorike të Bullgarisë, të treguara në ekspozitën në urën përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës, liderët evropian të cilët erdhën Sofje gjatë majit të vitit 2018, mbetën me përshtypje shumë të forta.
Nga data 17 deri më 27 shtator, fotografi të 30 pikturave të Petja Ilievës do të ekspozohen dhe në galerinë “Sredec” në godinën e Ministrisë së kulturës.
Foto:arkiv personal
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..