Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbuluan një rrjet kriminal për eksploatim të punëtorëve bullgarë

Foto: BGNES

Autoritetet bullgare dhe franceze zbuluan një rrjet për trafikim të qenieve njerëzore dhe për eksploatim pune. Në Francë janë arrestuar tre bullgarë dhe një shtetas francez. Ata kanë organizuar trafikim të punëtorëve në rajonin e qytetit Lion.

167 bullgarë të analfabetë nga Bullgaria Veriperëndimore janë punësuar për të mbledhur rrush. Veprimtaria ilegale është zhvilluar krahas një biznesi të ligjshëm. Personat e punësuar me kontrata pune në një shoqëri tregtare bullgare janë dërguar me shërbim në Francë. Ata kanë nënshkraur kontrata me shoqërinë bullgare në gjuhë të huaj, pa kuptuar përmbajtjen e tyre, por me premtime për pagesa 60 euro për ditë. Pjesa  më e madhe e këtyre parave është përvetësuar nga shoqëria.

Larja e parave të pista është kryer nëpërmjet veprimtarisë tregtare dhe investimeve në prona të patundshme në Francë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i kërkon BE-së mbrojtje kundër importit të tepërt të vezëve nga Ukraina

Bullgaria kërkon nga Komisioni Evropian aktivizimin e një mekanizmi mbrojtës për prodhuesit bullgarë të vezëve për shkak të importeve të tepërta nga Ukraina, njoftoi ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov. Në një takim me..

botuar më 24-08-21 9.26.PD

Nik Todorov nga Varna është në finalen e Kupës së Botës për përgatitjen e paella

Nik Todorov nga Varna shkon në finalen e një konkursi ndërkombëtar për përgatitej e paella në Valencia në shtator, duke i siguruar vetes një vend të merituar ndër 12 më të mirët mes mjeshtërve të paella në botë. Ai arriti në raundin final pasi..

botuar më 24-08-21 6.10.PD

Parashikimi i motit për 21 gushtin 2024

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu me shtrëngata në Bullgarinë Perëndimore. Ka kushte breshëri. Në Bullgarinë Lindore do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 21°, në Sofje..

botuar më 24-08-20 7.35.MD