Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Bojko Borisov u gradua me brez të zi të taekwondosë 9 dan

Foto: BTA

Kryeministri Bojko Borisov mori gradën 9 dan dhe brez të zi të taekwondosë, informoi Agjencia “Fokus”. Kjo u bë në kuadrin e vizitës së tij në selinë botërore të këtij arti marcial “Kukion”, e cila është pjesë e programit të tij zyrtar në Republikën e Koresë së Jugut. Borisovi falënderoi për nderin e madh dhe vëmendjen e treguar ndaj tij. Ai nënvizoi vlerën e parimeve të taekwondosë, posaçërisht për njerëzit e rinj: “Kur je më i fortë t’i pranosh me qetësi tiparet e dobëta të të tjerëve, ta përdorësh forcën për paqe, gjithmonë t’i japësh mundësi rivalit, të respektosh hierarkinë dhe disiplinën, të jesh më kritik ndaj vetes dhe më i butë ndaj të tjerëve, të mos trembesh”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Princi Aleksandër I i Batenbergut

Një ekspozitë në Veliko Tërnovo tregon për ngjarje dhe personalitete që kontribuuan në bashkimin e Bullgarisë

Ekspozita "Bashkimi - ngjarje dhe personalitete", e vendosur në Muzeun "Rilindja dhe Kuvendi i Madh Popullor" në qytetin Veliko Tërnovo, paraqes dokumente dhe fotografi origjinale nga koleksionet e Bibliotekës Kombëtare "Shenjtor Kirill dhe Metodij"..

botuar më 24-09-06 11.56.PD
Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Toronto

Ujëvarat e Niagarës shkëlqeu në ngjyrat e flamurit bullgar me rastin e Bashkimit të vendit

Ujëvara e Niagarës u ndriçua me ngjyrat e flamurit bullgar me rastin e Ditës së Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Në faqen e saj në Facebook, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Toronto uroi festën me fjalët: “Idetë që..

botuar më 24-09-06 11.42.PD

Parashikimi i motit për 6 shtatorin 2024

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pasdite do të shpërndahen vranësira grumbulluese, kryesisht në gjysmën jugperëndimore të vendit ku do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Temperaturat..

botuar më 24-09-05 7.35.MD