Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sulmi kundër Teatrit Kombëtar tërhoqi vëmendjen e Parlamentit Europian

Foto: BTA

Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës  "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes, një shfaqje mbi 100-vjeçare, e cila zhvillohet në një Bullgari të trilluar, u shfaq pa publikë në natën e parë të premierës për shkak të sulmeve të qarqeve ultra-nacionaliste, të cilët penguan fizikisht publikun të hyjë në godinën e teatrit”, shprehen krijuesit në letrën e tyre drejtuar Parlamentit Evropian. 

Ata theksojnë se sulmet ndaj lirisë artistike arritën një nivel pothuajse absurd në shumë vende anëtare. Organizatat teatrore u bëjnë thirrje institucioneve evropiane që të kenë parasysh sulmet e partive dhe organizatave nacionaliste kundër institucioneve kulturore dhe artit. Ata shtojnë se ajo që po ndodh është pjesë e një strategjie të organizuar për t’u nënshtruar kulturën politikave konservatore dhe nacionaliste, të cilat mund të çojnë në shkatërrimin e projektit kulturor evropian krijuar pas vitit 1989.

Lexoni më shumë mbi temën:

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 marsin 2025

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..

botuar më 25-02-28 7.35.MD

Helikopteri i dytë i urgjencës është tashmë në Bullgari

Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..

botuar më 25-02-28 6.31.MD

Konfederata e Punës “Podkrepa” nis takime me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për buxhetin

Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..

botuar më 25-02-28 5.31.MD