Bullgaria ka reduktuar ndjeshëm numrin e fëmijëve pa prindër të strehuar në institucionet sociale (90%) dhe pritet se deri në vitin 2025 do t’i mbyllë të gjitha jetimeore për fëmijë me çrregullime në moshë 4-7 vjeç. Këtë e shpjegoi Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva në Nju Jork gjatë hapjes së takimit kushtuar kujdesit për fëmijët pa prindër. Mikpritësit simbolikë të tij janë Jordania dhe Komisioni Evropian.
"Të gjitha politikat shtetërore duhet të jenë në interes të fëmijëve, prindërve dhe kujdestarëve dhe ta ndihmojnë punën e zyrave sociale", nënvizoi Zaharieva. "Fëmijët që jetojnë në institucione sociale janë të rrezikuar nga varfëria, nuk kanë akses të barabartë tek arsimi, u mungojnë ambienti familjar dhe përkujdesjet prindërore. Prandaj përpjeket tona janë lidhur me daljen e fëmijëve nga jetimoret dhe strehimin e tyre në familje apo në vende, të cilat i përngjajnë ambientit familjar".
Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..
Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..
Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me..
Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e..
Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se..