Nenpresidentja Iljana Jotova hapi në Sofje konferencën me temë “A ka Bashkimi Evropian potencial të jetë një lojtar global më vete?”, organizuar nga Instituti për Marrëdhënie Ekonomike dhe Ndërkombëtare dhe Fondacioni “Fridrih Ebert”. Në fjalimin e saj zonja Jotova vuri në dukje se vendet-anëtare kanë mosmarrëveshje të shumta për vendimet e përbashkëta të jashtme politike dhe këto mosmarrëveshje pranohen si kompromis dhe jo si konsensus. Ajo pyeti nëse ka ardhur momenti për rimendimin e Marrëveshjeve për Bashkimin Evropian, që të mund të arrihet një politikë e jashtme në të vërtetë e përbashkët. Mungon dhe pozita e qartë evropiane sa i përket zgjerimit të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Nënpresidentja vuri në dukje çështjen lidhur me shenjat, të cilat i jep Komisioni Evropian mbi problemin e zgjerimit, duke ia dhënë resorin Hungarisë - një shtet i cili gjithnjë e më shpesh izolohet nga politikat e përbashkëta evropiane. Sipas Jotovës ndarjet e brendshme të cilat po paraqiten gjithnjë e më shpesh janë një kërcënim potencial për Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh rreziqet për zhvillimin e tij të ardhshëm si një bashkësi e bashkuar.
“Është e domosdoshme që Evropa t'i evitojë dallimet midis Veriut dhe Jugut, midis Lindjes dhe Perëndimit. Evropa do të mbetet mjaft e vogël, në qoftë se ajo ndahet”, është e bindur zonja Jotova.
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..