Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev në OKB: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është një investim në qëndrueshmërinë e regjionit

Foto: EPA/BGNES

Sot më shumë se kurdoherë më parë duhet t’i mbrojmë sistemin e diplomacisë të ndërtuar në bazë të rregullave, në qendrën e së cilës ndodhet OKB-ja. Këtë e tha Presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij para Asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Sipas tij terrorizmi ndërkombëtar është kërcënimi më i konsiderueshëm për paqen dhe sigurinë dhe nënvizoi domosdoshmërinë për përforcimin e bashkëpunimit në sferën e kundërvënies së terrorizmit ndërmjet përkrahjes së OKB-së si faktori kryesor në këtë fushë.

Radevi shtoi se gjatë vitit të fundit komuniteti ndërkombëtar nuk ka arritur shumë për zgjidhjen e konflikteve të konsiderueshme në botë. Në fjalimin e tij Presidenti bullgar përkrahjen e shtetit tonë për rivendosjen e dialogut për paqe ndërmjet Izraelit dhe Palestinës. Kreu i shtetit nënvizoi dhe mbështetjen e vazhueshme të Bullgarisë për integrimin e vendeve-fqinje nga Ballkani Perëndimor, sepse ky integrim është një investim qëndrueshmërinë e regjionit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD