Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgari është më tepër konservator dhe jo njeri i ekstremeve

Foto: arkiv

Në fillim të fushatës paraelektorale për zgjedhjet vendore më 27 tetor tema për qëndrimet e qytetarëve bullgarë ndaj ngjarjeve në shoqëri është ndër më aktualet. Bullgari ka qëndrime më tepër konservatore, tregon një studim i Institutit për Studimet Sociale “Ivan Haxhijski” dhe i agjencisë sociologjike “Gallup”. Reaksioni konservator ndaj ngjarjeve te ne e ka shpjegimin e vet, sipas politologut Përvan Simeonov:


“Sikurse shoqëritë në botën perëndimore kanë afinitet ndaj traditës, kombit, fesë, votojnë për njerëz, të cilët flasin në këtë mënyrë dhe preferojnë sigurinë. “Ne Nga “Gallup” bëmë një studim mjaftë provokues, që tregon se në përgjithësi bullgari gjithashtu ka më tepër instinkte konservatore, pa u arritur në ekstreme. Ne, bullgarët, jemi një shoqëri e arsyeshme, jemi tepër realë. Në të njëjtën kohë në qoftë se arrihet në ekstreme shoqëria reagon me vëmendje dhe pa emocione të shumta" – thotë Simeonov. Ai mendon se është krijuar një shtresë pothuajse profesionale politike, ndërsa njerëzit korrektë janë jashtë saj dhe ka nevojë për debat për ndeshjen mes pikëpamjes konservatore dhe asaj liberale për të ardhmen. Kjo deri në një shkallë të madhe u detyrohet ndryshimeve të shkaktuara nga ambiciet e shteteve të mëdha, si Rusia dhe Kina, ose nga rreziqet e sulmeve të mundshme terroriste. Kjo e bën botën gjithnjë e më të pasigurt dhe i bën njerëzit që të politizohen, duke votuar në një mënyrë gjithnjë e më ekzotike. Po rikthehet elementi politik në politikë dhe ndarja kryesore në shoqëri “jo kaq në drejtimin “e majtë”-“e djathtë”, sepse ato të dyja tashmë nuk janë kaq të ndryshme. Aktualisht ndarja është më tepër për nga njerëzit, të cilët do të marrin vendime se si të ndryshojmë shoqërinë kështu qe të kemi të drejta gjithnjë e më të mëdha individuale dhe si t’u sigurojmë të drejta bashkësive të ndryshme dhe të dobëta dhe të bëhemi më liberalë. Në polin tjetër janë njerëzit, të cilët do të thonë se kisha, tradita dhe morali janë gjërat e rëndësishme.

Nga ana e vet sociologu Andrej Rajçev mbron pikëpamjen futuriste ndaj problemit, duke e përqendruar vëmendjen te një e ardhme më e largët:

“Vetëvendosja është një liri e madhe. Së shpejti do të ndahemi në shtresa të ndryshme. Njerëzit e njërës shtresë do të jenë shumë të mençur të lidhur me të gjitha bazat e të dhënave, ndërsa të tjerët nuk do të jenë. / ... / Shansi ynë i vetëm në këtë kuptim është arritja e një konsensusi të përbashkët.” Në një fjalim të vet në kuadrin e debatit kushtuar temës në fjalë në Sofje Rajçev u solidarizua me mendimin e Petër Nikollovit, që u shpreh në një libër të tij për konservatorizmin. Atje shkruan se konservatorët janë ata, të cilët i humbasin të gjitha betejat. Megjithatë ata gjithmonë kanë ekzistuar dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë si opozitë e ndryshimeve.

Antropologu Haralan Aleksandrov e cakton identitetin si triumf të idesë së vetëvendosjes, e cila tashmë është fakt.

Foto: arkiv, BGNES

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD