Bullgaria u përfshi në iniciativën “Nata Evropiane e Shkencëtarëve” (më 27 shtator) për të 13-in vit me radhë. Këtë herë u përfshinë më shumë shkencëtarë që punojnë në fusha të ndryshme – që nga kozmosi, deri në mikrobiologjinë dhe nanoteknologjitë e së ardhmes. Aktivitetet u zhvilluan në mbi 50 vende të populluara, ndër të cilat Bllagoevgrad, Burgas,Varna, Veliko Tërnovo, Gabrovo, Dollna Mitropolia. Pleven etj. Plovdivi, në cilësinë e tij të Kryeqytetit Evropian të Kulturës 2019, ishte mikpritës i një sërë aktivitetesh, të cilat gërshetojnë dituritë shkencore me zhvillimin kulturor të çdo një kombi. Vendet më të ndryshme, të cilat për herë të parë ishin mikpritëse të iniciativës “Nata Evropiane e Shkencëtarëve” janë anija shkencore “Akademik”, treni i Rodopeve në itinerarin “Septemvri – Velingrad” dhe nënujorja e vetme mini PC-8B në Bullgari.
“Çdo vit të premten e fundit të muajit shtator takohemi, që të shënojmë Natën Evropiane të Shkencëtarëve. Ata meritojnë vëmendje, sepse punojnë pa ndërprerje. Shkencëtarët janë ato personalitete në shoqërinë tonë, të cilat janë heronjtë e vërtetë, modelet e vërtetë të imitimit – thotë Ljubov Kostova – drejtoreshë e Këshillit Britanik te ne. Të gjitha qëllimet e mëdha të njerëzimit të lidhura me përballimin e krizave të ndryshme, janë pjesë e punës së përditshme të shkencëtarëve. Çdo një prej tyre kontribuon për progresin tonë. Shkencëtarët në Bullgari janë pjesë e këtij procesi ndërkombëtar. Ne duhet të krenohemi se i njohim këta shkencëtarë. Ka pak të ngjarë që ata të dalin dhe të flasin me ne për punën e tyre, megjithëse vetë ata nuk e dinë se sa interesante është ajo për ne. Po të më pyesni mua, duhet t’u kërkojmë atyre autograf, kur i takojmë në rrugë. Çfarë bëmë që nga viti i kaluar deri më sot për Natën tonë të Shkencëtarëve – e rritëm numrin e vendeve, ku zhvillohen takimet me ta. Në Sofje ato tashmë janë 20, ndërsa në tërë vendin tonë ka mbi 50 lokacione në 13 vende të populluara. U takuam me shkencëtarët, të cilët udhëtonin me trenin që nisi ditën e shtunë nga stacioni Septemvri deri në stacionin Velingrad. Ata sqaronin tema interesante, si për shembull për bakteret, të cilët ndihmojnë që lakra arme të fermentojë, ose të tillë, të cilët merren me teknologjitë e së ardhmes.”
Ljubov Kostova shtoi se vendi i qendrave shkencore, ku punojnë shkencëtarët bullgarë, nuk ka rëndësi të madhe, sepse mobiliteti i diturisë dhe i teknologjive në kuadrin e botës globale tashmë është një dukuri e natyrshme. “Më e bukura është se shkencëtarët bullgarë tashmë gjithnjë e më shpesh lidhin kontrata ndërkombëtare, punojnë mbi projekte ndërkombëtare dhe më shpesh dalin para publikut, që të flasin për këtë” – tha gjithashtu ajo.
Në edicionin e sivjetshëm të “Natës së Shkencëtarëve” mori pjesë dhe doc. dr. Rosica Miteva nga Instituti për Studime Kozmike dhe teknologji pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ajo prezantoi bashkë me kolegët e vet nga Instituti i Astronomisë fotografi nga ekspeditat në Kili, ku ishte vëzhguar eklips diellor më 2 korrik të këtij viti.
“Atje e vëzhgonim dukurinë nga shkretëtira Atakama për rreth 2 min. Në Bullgari do të vëzhgohet një gjë e tillë që pas 70-80 vitesh, na shpjegoi dr. Miteva. Këto ngjarje unikale mbajnë informacion fizik për shkencëtarët dhe nuk janë thjeshtë pamje të bukura. Gjithsesi, i studiojmë dukuritë fizike, që të jenë në dobi për ne këtu – në Tokë. Mendimi im personal është se çdonjëri prej nesh e ka rolin e vet në përballimin e rreziqeve globale, duhet të interesohet për faktorët, të cilët ndikojnë më shumë mbi ngrohjen dhe ndryshimin e klimës. Del se jo vetëm gazet e serrës ndikojnë mbi këtë. Industria agrare dhe blegtoria gjithashtu janë burim ndotjeje.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..