Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Gabriel mori miratim për mandatin e saj të dytë në KE

Maria Gabriel
Foto: BGNES

Kandidatja bullgare Maria Gabriel mori me njëzëshmëri miratimin e Parlamentit Evropian për postin e ri të komisionere evropiane – këtë here me resor “Inovacionet dhe Rinia”. Këtë e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane Manfred Weber. Komisionet e kulturës, arsimit, industrisë, kërkimeve dhe energjetikës diskutuan në një seancë të mbyllur dëgjimin e zhvilluar dje të kandidates bullgare. Menjëherë pas procedurës kryetarët e dy komisioneve parlamentare shprehën kënaqësinë e tyre me prezantimin e Maria Gabriel. Më 17 tetor do të zhvillohet votimi i përbashkët i të gjithë anëtarëve të Komisionit Evropian nën kryesinë e Ursula Von der Leyen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD