“Rastet e reja të kancerit të gjirit në Bullgari janë pak më shumë se 4000 për 2018-ën. Ato të vdekjes janë rreth 1400”. Këtë e tha para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare prof. Zdravka Valerianova – drejtoresha e Regjistrit Kombëtar të Kancerit. Intervista me të është lidhur me Muajin botëror kundër kancerit të gjirit.
Ajo shpjegoi se rastet e kësaj sëmundjeje në Bullgari janë më pak në krahasim me tendencat evropiane dhe botërore, por në të njëjtën kohë vdekshmëria është më e lartë. Arsyeja kryesore për këtë është mungesa e skriningut në territorin e tërë vendit. Valerianova nënvizoi se Bullgaria dhe Sllovaka janë dy vendet, të cilat nuk kanë program kombëtar për luftimin e kancerit.
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..