Duke pasur parasysh interesin e madh kohët e fundit nga ana e studentëve bullgarë në Gjermani, Britaninë e Madhe dhe Austri për ekspozitat për karrierë në Bullgari, një e tillë është organizuar dhe në Holandë. Vendi i takimit të të rinjve me përfaqësuesit e biznesit bullgar është kryeqyteti administrativ Hagë, që është zgjedhur për shkak të numrit të madh të bullgarëve të cilët studiojnë atje.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, e cila është organizatorja e forumit, numri i studentëve bullgarë në universitetet e ndryshme të Evropës është midis 6 dhe 9 mijë. Pothuaj 2500 janë ata, të cilët kanë zgjedhur arsimin në Holandë në specialitete të ndryshme – ekonomi, biznes, inxhinieri, teknologji informative, financa etj. Për këtë arsye në Hagë më 5 tetor do të ketë përfaqësues të sektorëve të ndryshme të biznesit në Bullgari. Kompanitë janë nga degët e teknologjive të larta, financave, konsultimeve, sigurimeve, softuerit dhe biznese, të cilat kërkojnë njerëz me njohuri në fushat e teknikës, inxhinierisë, mjekësisë. Qëllimi është lehtësimi i kontaktit mes punëdhënësve dhe specialistëve të ardhshëm.
Pas forumeve të tilla të organizuara gjatë pranverës prognozat për qëndrimet e bullgarëve të arsimuar sa i përket kthimit të tyre në Bullgari janë gjithnjë e më optimiste. Në anketën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ndër studentët në Gjermani dhe Angli, 80% prej tyre deklarojnë se po mendojnë për stazh dhe punë në Bullgari. “Besojmë se forumi në Holandë do t’u japë mundësi të rinjve nga universitetet prestigjioze atje të takohen me punëdhënësit dhe të shikojnë se rritja e të ardhurave në Bullgari është fakt dhe në disa sektorë ajo është e konsiderueshme” – thotë Zornica Rusinova, zëvendësministre e punës dhe politikës sociale. „Gjatë viteve të fundit statistika tregon se papunësia tek ne është duke u ulur dhe madje është nën 4% gjatë tremujorit të fundit – një tregues shimë pozitiv dhe nën atë të mesëm për Evropë. Kjo na inkurajon të organizojmë më aktivisht ekspozita të tilla për karrierë. Tani problemi kryesor për punëdhënësit bullgarë, por dhe për kolegët e tyre evropianë, është mungesa e njerëzve të kualifikuar për vendet e lira të punës. Për këtë arsye sivjet jemi përqendruar jo vetëm mbi prezantimin e vendeve konkrete të lira, por mundohemi të ofrojmë dhe statistikë për gjendjen ekonomike të vendit dhe prognoza për tregun e punës në të ardhmen. Zakonisht në forume të tilla marrin pjesë mbi 200 studentë dhe 30-40 kompani. Përveç prezantimit, të cilin ne nga Ministria e organizojmë, ka dhe ngjarje të tjera të asociacioneve dhe organizatave të ndryshme të punëdhënësve. Për shembull, Agjencia e Punësimit do të prezantojë vende të lira pune të ofruara nga 22 punëdhënës bullgarë me paga tepër atraktive – midis 750 dhe 1500 euro. Mendoj se kjo është një mënyrë e mirë për ta tërhequr vëmendjen jo vetëm mbi propozimet konkrete, por dhe mbi sektorët e ndryshëm. Kjo do të jetë me dobi për orientimin e të rinjve kur ata zgjedhin drejtimin, në të cilin dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e tyre dhe pastaj të zhvillohen profesionalisht në Bullgari. Tashmë dimë se shumica e të rinjve janë gati të kthehen në Bullgari dhe puna jonë në të ardhme është me punëdhënësit – të përgatitim bashkë me ta paketa më tërheqëse prej stimujve suplementarë për të rinjtë që do të zgjedhin vendin tonë”.
Interesante është dhe një tendencë tjetër – për forumet e karrierës interesohen jo vetëm studentët, por dhe bullgarët që tashmë ushtrojnë ndonjë profesion jashtë Bullgarisë. Kjo është sinjal për administratën shtetërore se po të ketë më shumë vende pune dhe po të përmirësohen kushtet e punës në vend, më shumë bullgarë aktivë dhe të kualifikuar do ta parapëlqejnë rrugën e kthimit në atdhe.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të..