Në Sofje po zhvillohet konferenca me temë “Siguria kibernetike energjetike dhe urbane – Bullgari 2019” .
Ministrja e energjetikës Temenuzhka Patkova shpalli në forum se ministria e saj ka përpunuar një sërë masash koordinimi ndërmjet të gjitha ndërmarrjeve në këtë sferë tepër të rëndësishme.
Eurokomisionerja Maria Gabriel, e cila përgjigjet për ekonominë digjitale dhe për shoqërinë digjitale kujtoi se rregullorja e re e Komisionit Evropian për gatishmërinë për përballimin e rreziqeve në sektorin energjetik kërkon nga vendet-anëtare të hartojnë planet e tyre kombëtare në këtë fushë dhe të bashkërendojnë përgatitjen e tyre në nivel regjional, duke përfshirë këtu masat për përballimin e sulmeve kibernetike. Komisionerja evropiane është e bindur se konferenca që po zhvillohet në Sofje do të japë kontributin e vet në këtë drejtim.Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..