Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kundër huliganizmit në futboll

Foto: BGNES

Gjatë kësaj jave parlamenti bullgar denoncoi Konventën Evropiane për dhunën dhe sjelljen e keqe të spektatorëve gjatë ngjarjeve sportive dhe ratifikoi Konventën e re të Këshillit të Evropës për një qëndrim të integruar për siguri dhe shërbim gjatë ndeshjeve të futbollit dhe iniciativa të tjera sportive. Konventa e re përmban qëllime të qarta dhe krejtësisht të reja, të drejtuara drejt sigurimit  të një mjedisi të sigurt, të parrezikshëm dhe mikpritës gjatë zhvillimit të takimeve të futbollit dhe të aktiviteteve të tjera sportive, dhe jo vetëm për kontroll të popullsisë. Në të janë parashtruar dhe masa për një kundra veprim të një rrethi mjaft më të gjerë të rreziqeve si fatkeqësi natyrore, sulme terroriste, dobësi të infrastrukturës sportive e të tjera. Bullgaria qe një nga vendet e para, të cilat e kanë nënshkruar këtë konventë gjatë vitit 2016. Tani ajo u bë dhe një nga 11 vendet e para, të cilat e kanë ratifikuar.  Projektligji për ratifikim qe i pranuar me një konsensus të plotë nga të gjitha partitë politike të prezantuara parlamentare që është një dukuri e rrallë  për këtë parlament.

Është krijuar një grup pune për përgatitjen e një Ligji krejtësisht të ri për ruajtjen e rendit shoqëror gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive. Në grup marrin pjesë deputetë nga të gjitha partitë e prezantuara parlamentare dhe ekspertë nga Ministritë e Rinisë dhe të Sportit dhe të punëve të brendshme. Një përshtypje mjaft të fortë bën se, rregullorja e re legjislative përkon me momentin në të cilin Ministria e Punëve të Brendshme llogarit suksese në luftën kundra huliganizmit në futboll. Në një shkallë të konsiderueshme për këtë kanë kontribuuar masat ligjore të aplikuara përpara një viti kundra kësaj dukurie si një sanksionim të shkelësve me një shërbim në komunitet, gjobë në përmasë të 500 eurove për sharje me fjalë të turpshme në ndeshjet sportive e kështu me radhë. Statistika llogarit pothuajse një ulje të dyfishtë të rasteve të përdorimit të piroteknikës në ngjarjet sportive.

Pothuajse dy herë është shtimi dhe i numrit të masave administrative të vëna në mënyrë të detyrueshme. Në këtë kontekst mund të thuhet se, përpjekjet e radhës për aktualizimin e legjislacionit janë të drejtuara jo kaq drejt ndryshimit, por drejt optimizimit të masave të sigurisë gjatë aktiviteteve sportive dhe futjen e tyre në një kufi të ri ndërkombëtar juridik. Një nga prioritetet, të cilat i jep ratifikimi i Konventës të Këshillit të Evropës për një qëndrim të integruar drejt parrezikshmërisë, sigurisë dhe shërbimit gjatë kohës së ngjarjeve sportive është ky, se që nga viti 2020 e tutje, Bullgaria nuk do të jetë vetëm vëzhguese, por dhe një pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në marrjen e vendimeve në këtë sferë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përfundon gara ekstreme treditore “Pirin Ultra”

Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..

botuar më 24-09-23 3.45.PD

Skuadra nga 19 vende në Festivalin e Gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç në Burgas

Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..

botuar më 24-09-22 10.32.PD
Grigor Dimitrov (majtas) dhe Novak Gjokoviq

Grigor Dimitrov mposhti Novak Gjokoviq në një ndeshje bamirësie në Sofje

Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..

botuar më 24-09-18 8.56.PD