Në kuadrin e vizitës pune në Abu Dabi Kryeministri Bojko Borisov bisedoi me trashëgjimtarin e fornit dhe Kryekomandantin e Forcave të armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed Al-Nahyan.
Bashkëbiseduesit konstatuan një ngjashmëri të pikëpamjeve dhe qëndrimeve sa u përket shumë çështjeve ndërkombëtare. Borisovi nënvizoi potencialin e madh që e ofron Bullgaria për investimet e emiratit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë bullgare – në teknologjitë e larta, transport, bujqësi, industrinë e ushqimeve, energjetikë, turizëm.
Kryeministri pohoi pjesëmarrjen e Bullgarisë në ekspozitën botërore EXPO 2020 në Dubai dhe përsëri ftoi sheikun Mohammed bin Zayed Al-Nahyan për të vizituar vendin tonë.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..